RËNKIME ZEMRE PËR NJË DASHURI TË MADHE / Nga Vullnet Mato

11425449_282377701933005_676228863099279109_n

 

RËNKIME ZEMRE PËR NJË DASHURI TË MADHE

 

 

 

vullnet

Nga Vullnet Mato

 
Më duhet të pohoj qysh në krye të herës, se në këtë përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talent femëror, që zotëron një perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, e cila i shpalos çiltërsisht ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi të thjeshta e të qarta për t’u kuptuar. Ajo i përcjell lexuesit tingujt e një poezie jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore nga lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para kohe. Dhe këtë e bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me ndjesinë dhimbshme të vajeve të poetit të madh Çajupit, për Evgjeninë e tij të dashur. Luljeta Gjosha Pashollari vizaton mbresa që iu përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare të paharruara për dashurinë e parë e kryesore në jetën e saj.

 

Luljeta Gjosha Pashollari

Luljeta Gjosha Pashollari

 

Të rrugëtosh në poezinë e kësaj zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet e zemrës për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në tre kapituj. Madje dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor, kanë gati tjetrin, ose martohen brenda vitit. Ndryshe Luljeta, në poezitë e kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën. Ju lutem lexojini këto vargje:
“Ja, tre marsi po afron përsëri ,
Avash, avash u bënë njëzetë vjet,
Por tek unë ke hedhur rrënjët thellë,
Jargavanët në shpirt m’i ke mbjellë vet.”
Dhe ngulitjen përjetësisht në shpirt, të dashurisë se parë, poetesha e nënvizon qartë në këto vargje:
“Thonë, dashuria e parë, është Yll në ballë,
Kështu ndodh me mua, i dashur gjer në përjetësi,
Nga ajo jetë, pse s’shkëputem dot vallë,
fajin e kam unë, apo para kohe ike ti?…”
Ajo është po aq e vendosur në vendimin e saj, për të mos e ndërruar dashurinë, derisa të shkojë në qiell pas tij.
“Më prit si ngaherë, më prit se do vi,
Kur të çeli manushaqja e me aromë të na mbulojë
. Unë si përherë ty do të kujtojë,
Do trokas te porta e qiellit dhe për dashuri do të ftoj…”
Por në librin e zonjës Luljeta ka edhe dy kapituj të tjerë me mjaft poezi lirike për njerëzit e familjes dhe të shoqërisë:
“O moj trimja nëna ime,
Me flokët e bardhë si dëbora,
Thinjur nga hallet që ke kaluar,
Tani rri e pret heshtur te porta,
Se të gjithë, emigrantë të kanë shkuar.”
Dhe ja një poezi kushtuar fëmijëve e nipërve, cilët ajo i ka në jetën e saj njerëzit më të vyer:
“Për ju, që fjalët më të zjarrta shkrova,
Për ju, që ju ngrita deri në piedestal,
Për ju, që në jetë sakrifikova shumë
Për ju, që kam mbetur netëve pa gjumë,
Për ju, japë edhe jetën time pa e kursyer,
Për ju fëmijët e mi shumë të vyer..”
Në kapitullin me tema lirike bien në sy mjaft poezi të ndjeshme, të shkruara me pasion:
“Ec, e ec dhe rruga s’ka fund,
Pres mëngjesin përsëri të agojë
, E të thyej monotonin që më mund ,
Dita e re të më frymëzojë…”
Të thur vargje për dashurinë
, Për atë që kemi më shumë nevojë…
Apo poezia tjetër me ngrohtësinë e veçantë të puthjes në dashuri:
“Më puth i dashur,
si uji lugun në kroje,
Nektarin ma merr,
si bleta ma ruaj.
Buzë më buzë, si mjaltin ndër hoje,
Mbamë gjithmonë ndezur, se ashtu të dua.” * * *
U ulëm bashk’ në gjunjët e natës,
Ti më falje vetëm çaste plot gëzime,
Dhe kohën përgjysmë e ndamë,
Mes trëndafilave plot lulëzime.
Mes poezive lirike të shumta, gjenden edhe tema patriotike të shkruara nga kjo autore:
“O Serbi, moj e pabesa përjetë,
Mos mendo se Shqipëria mund të vdes.
Kur të shteroj’ uji e deti të filloj së thari,
Atëherë mund të shuhet Shqiptari…
Si dhe poezi meditative që shpalosin botën e ndjesive të veta:
“Jam si fije bari,
Herët a vonë,
Gjelbëroj, vyshkem,
Vdes e ngjallem sërish
Në një cep lëndine,
Përflakem çmendurisht!” .
Së fundi, duke mbyllur këto pak reshta për librin e zonjës Luljeta Gjosha Pashollari, duhet thënë se kjo poeteshë, karakterizohet nga një frymëzim dhe punë e pandalshme, për të publikuar poezitë e mirëpritura nga lexuesit dhe ngulmon pareshtur për rritjen e nivelit artistik të saj.

Vullnet Mato
Shkrimtar, redaktor I librit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s