Poezi nga Mirvete Mehmeti

Mirvete Mehmeti

 

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

 

ERDHE

 

Në zemrën e shqiponjës
me mallin e zjartë
përtej kufiri
Lotin askush nuk ta pamë
per varrin,dheun,lulet dhe gurin
në vendlindje që kishe…
E Boletini
ishte prehja jote e qetë.

 

 

 

 

SI LLAMBURITËS

 

Si një piktorë,natyra
me penelin e vetë
bënë mrekullira.
Këmishën e bardhë
shndërron në ngjyra ylberi
duke i larguar perdet gri
me një sjellje shprese
të mrekullueshme.
E degët e pemëve
si llamburitës
më ndricojnë rrugën.

 

 

 

MËRGIMTARË

 

Jetën në valigje,
trupin në mërgim,
shpirtin në atdhe.
Gjallë a vdek
vendlindja e pret.
Rrugëve labirint
kërkon portën e kthimit
me sytë e mjegulluar
futet nëpër pyje e lugina
dhe detëra të trazuar.
Por,
pikë mbërritjen
nuk e lëshon nga syri.
Gjurmëve të ëndrrës ecën
e vec një strehë fati
rri varur mbi mërgimtarin.

 

 

 

PO PRES…

 

Dëshiroj të eci
ti vë gishtat
nga i lash thembrrat
ta kaloj
këtë copëz jete
ëndrrash të trishta
shiu e mjegulle
rrebesh
Valë të mëdha deti
ende si për inat nuk ngriten
ajo e shpirtit
të vijë nëpër to
po pres…

 

 

 

SI LUMË

 

Më flet,më thërret plagë e vjetër
për lisat,plisat e lulet…që rriten
në cdo pëllëmbe toke të atdheut
do të vij si një lumë i qetë
në krahët e tu nënë
që t’më ledhatosh si engjëllin e përgjumur.

 

 

 

NËSE KOHA PRET

 

Nga vullkan malli
prej mërgimtari
guralecët e atëdheut
për kopsa këmishe
cdo vit i mbledh
E loti sa një det i mbledhur në gji
të mos shpërthej
O,pritmëni!
Nëse koha më pret…
me pulëbardhat qiellit do të vij
e mbushur me rreze
për plisin e vjetër dhe kullën shqipe.

 

 

 

***

 

Në majë të gishtave
dua të ngritem e të bërtas
me sa fuqi kam
mushkrit t’i çliroj
nga hija e mërgimit
që këto vite të lodhura
të gjejnë qetësi
ky shi i furishëm
dua ta ndalë hovin
në këtë natë qorre
që mbartë me vete
kujtimet me foto të vjetra
dhe shpresën e re
që dita e nesërme
të sjell agimin
me rreze të ëmbla diellore.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s