Poezi nga Nexhi Baushi

Nexhi Baushi 4

Poezi nga Nexhi Baushi

 

 

 

FRYMARRJES TËNDE VIBROJ

 

Në mundsh, më ler

Të zgjohem e sytë t’i lajë me vesën e mëngjesit

Të shkruaj me drithërimin e ashtit tim

Kohën dhunshëm ta ndal vetëm një moment

Princeshëz Argjiro të jem

Epokes t’i murrosem si Rozafa.

Brengën time t’ia lë valëve të Drinit.

Të jem sirenë e Jonit,nimfë e Butrintit.

Të dale nga guaska si perlë deti.

Të sfidojë veten pluhur të mos mbetem

Në errësirën vetmitare të shtegëtoj yjeve

Të endem në ëndrrat e rëna,

Si gjethe bliri

Të të prese,të të ndjek,e të mund të të prek

Si tel violine frymëmrrjes tënde

Të endem e të vibroj.

 

 

 

 

***

 

E ndjeva se më prisje, po ky s’është faj,
E ndjeva një pjesë tënden të pa ndjerë më parë,
Nuk kam më zë, e fjalët m’u shteruan,
Siç shterohet kroi, si pikë e tharë loti.

Brenda teje hyra pa u ndjerë fare,
Si shpirt i bukur gruaje, si frymë poetike,
Si fllad …Si lule…më bukur akoma,
Si diell, si hënë…akoma më bukur.

 

 

 

VETËTIMË NË NJË PREKJE

 

Për miken nga kalaja e nemitur

Në qoshe nuk më ka ngujuar njeri

Jo! Jo!

E kam ngujuar vetë veten

Flaka e dashurisë më ka ngujuar

Që po ditka të ndez

Po ditka të të robërojë

Po ditka të të bëjë vuajtjetar.

 

Për miken  buzë Kalasë

Në qoshe nuk më ka ngujuar njeri

Jo! Jo!

Dhe as me te voglen perpjekje bej,

nga ajo dashuri  të shqitem

E shumë dëshirë kam

Aty fuqia të më lerë, e

të shuhem prej saj.

Vetëm, pa të të mos jetojë.

 

Për ty mike, kjo dashuri

Një fjalë ish nga një libër i tërë

Një vështrim ish nga shtatë palë qiej

Një klithmë ish në një ofshamë

Një bulëz loti, nga një oqean

Ish vetëtimë në një prekje

Njëmijë vjet ishte, brenda një çasti.

 

Ma vrau buzëqeshjen mikja ime

Nga qyteti i gurtë buzë kalasë

Atë buzëqeshje që në shpirt

Si zambak më kish mbirë.

Buzëqesha…, edhe kur më lendoje.

Trishtimin e nxorra siç e dija vetë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s