PO TREGOJ, SE ÇFARË BISEDUAM NE… -Skicë- / Nga: Murat Gecaj

PO TREGOJ, SE ÇFARË BISEDUAM NE…

-Skicë-

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

gn 1

Nga e majta: H.Skeja, G.Thaçi e M.Gecaj (Tiranë, 13 qershor 2015)

 

 

Në fillim të këtyre pak rëdhëve, po ua paraqes dy bashkëbiseduesit e mi, të cilët po i shihni në këtë fotografi. Me kërkesën e tyre, u takuam në lokalin “Bulevard” të kryeqytetit, në afërsi të ish-stacionit të trenit…

Ne nuk jemi në një moshë, bile na ndajnë shumë vite. Por, megjithatë, jemi “moshatarë”(ha,ha), se na bashkon dhe na bën miq një veprimtari e bukur jetësore, siç është krijimtaria. Unë nuk jam poet, por me këta të rinj të talentuar në këtë fushë të krijimit, na lidhë shumëçka. Pra, në vitet e fundit, jemi njohur e takuar, jo vetëm për kafe a çaj, por dhe kemi marrë pjesë bashkë në përurime të librave ose ditëlindje të disa autorëve, në mjedise të ndryshme të kryeqytetit.

Të parën, po ua paraqes bijën e Hasit, Ganimete Thaçin ose, siç e njohin miqtë krijues, “Çikën Hasjane”. Në vitet e fundit, ka jetuar e punuar në Tiranë. Mirëpo, njërën nga ngjarjet më të shënuara të jetës së vet, ajo vendosi që ta fiksonte në vendlindjen e saj. Pra, atje ajo u vesh nuse dhe , së pari, aty ndjeu nga afër kënaqësinë e jetës bashkëshortore. Nuk jam i saktë, se sa krijime i ka kushtuar Ganimetja përgatitjeve ose zhvillimit të asaj ceremonie të bukur dhe të paharruar, po më kanë mbetur në mendje edhe kata vargje të poezisë, “U bana nuse”:

Rritur jam me za bilbili,
Kang’ të Fishtës në lahutë ,
Varg’ të Mjedës për Vendlindjen,
Dashuri të gjyshit me grusht.

N’ato kroje ku, ma s’ pari,
Djelli lindë në Shqipni,
Rrita shtatin, do bahem nuse,
Në atë kullen me frengji…

(Nentor 2014)
Pa u zgjatur, shënoj këtu se Ganimetja është autore e librit poetik, “Kërkoj vargun tim”(Tiranë, 2013), për të cilin kam shkruar disa radhë modeste, si në shtyp e në faqe të ndryshme Interneti. Bile, atë shkrim e kam përfshirë në librin tim më të ri, “Për ju, krijuese”(Tiranë, prill 2015). Por ajo ka përgatitur e botuar edhe librin tjetër ose antologjinë, me titullin domethënës, “Ali Ibra, zëri i Atdheut”(Tiranë, 2014). Pra, aty janë tubuar shkrime e poezi, kushtuar këtij atdhetari të shquar të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), ku e kam dhe unë vendlindjen. Gjithathtu, pata kënqësinë që atë shkrim ta përshija në librin tim, “Me shpirt atdhedashurie”(Tiranë, mars 2015). Jam  i sigurtë që Ganimetja përsëri e përsëri shkruan dhe presim prej saj krijime të reja, ashtu siç i lexojmë ato shpesh në faqe të ndyshme të FB ose të tjera.

Në takimin tonë ishte edhe djaloshi Hamdi Skeja. Po të shfletoni skendarin online të Bibliotekës Kombëtare, në kryeqytet, do të  gjeni aty menjeherë se është autor i librit poetik, paksa “enigmatik”, “Ekstremume”. Gjithashtu, emrin e Hamdiut e gjejmë në krijime të tij, nëpër faqet e Internetit. Por, gjatë bisedës sonë, ai e zbuloi edhe një “sekret”. Pra, e ka në procesin e redaktimit dhe pastaj do ta dërgojë për botim, një libër të ri poetik.

…Mund të shkruaja edhe më shumë për këta krijues të rinj. Ndërsa po e mbylli këtë skicë modeste, duke ju uruar të dyve: Shëndet e krijimtari sa më të frytshme, gëzime e lumturi, si në jetën vetjake dhe atë familjare!

 

Tiranë, 13 qershor 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s