Anton Nikë Berisha, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2015.

anton-berisha-840x420

Anton Nikë Berisha, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2015.

http://botapress.info/anton-nike-berisha-fitues-i-cmimit-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2015/

 

Juria profesionale, në përbërje: dr. Nehas Sopaj , studiues, dr Sabile Keçmezi Basha, poete dhe Ramadan Musliu, kritik letrar, e emëruar prej kryetarit të komunës së Gjilanit, z. Lutfi Hazirit, në pajtim me Rregulloren për dhënien e Çmimit Letrar “Beqir Musliu , nga Ars Clubi “Beqir Musliu, pasi ka shqyrtuar kandidaturat e nominuara për këtë çmim të Agim Gjakovës, Nikollë Spatharit, Lazër Stanit e të Anton Nikë Berishës, bërë nga subjekte letrare dhe kulturore të Kosovës e nga hapësira tjera shqiptare, me vendim unanim, fitues të sivjem shpall shkrimtarin dhe studjuesin e njohur të letërsisë, prof dr. Anton Nikë Berishën. Po e publikojmë të plotë dhe vendimin e Jurisë si dhe më pas edhe Arsyetimin e Propozuesit .

 

VENDIM

 

Çmimi Letrar “Beqir Musliu, që e ndanë Ars Clubi “Beqir Muslu”, për shkrimtarët të cilët kanë shënuar arritjet të mëdha në fushën e letërsisë për vitin 2015 t’i jepet romansierit, poetit, studiuesit, përkthyesit,shkrimtarit për fëmijë dhe antologjistit, dr. Anton Nikë Berisha. Arsyetim Shkrimtari Anton Nikë Berisha , autor i mbi 50 veprave letrare në gjininë e poezisë, prozës, pëkthimeve letrare, antologjive dhe studimeve teoriko estetike dhe letrare, përfaqëson njërin nga individualitetet e shquara letrare të letërsisë së sotme shqipe, i cili në vazhdimësi ka ndërtuar një arkitektonikë letrare artistike në themel të të cilës është ekzistenca historike dhe aktuale e njeriut dhe etnosit shqiptar. Në veprën letrare të Anton Nikë Berishës shquhet aftësia për t’u ballafaquar me sfidat më të vështira të ekzistëncës së etnosit tone, të vështruara nën një optikë historike, ku gërshetohet lufta e pandërprerë e etnitetit shqiptar për ruajtjen e identitetit të tij, etosi nacional që ka kaluar nëpër të gjitha sprovat historike dhe ekzistenciale dhe përpjekja autoriale që kompleksi historiko-ekzistencial të vështriohet nën një prizm humanizues.

Ky autor nga vepra në vepër ka arrritur të ndërtojë një një estetikë sistematike të veprës së vet, e cila të gjithë faktografinë jetësore dhe historike arrin të vërë nën një sfond universalizmi sa rerferencat e burimeve të ndryshme të vëhen nën një balanc esetiko-etik. Në veprën letrare të Anton Nikë Berishës ndeshim historinë ekzistenciale të njeriut tonë, ndjeshmërinë e tij, kodin etik që njeriu i kësaj hapësire e ka sprovuar nëpër histori. Duke u përballur më kërkesën për një rrëfim sa më objektiv autori merr si përsoinazhe letrare personalitet reale, çfarë janë kryeprotagonistët e romaneve, Pjetër Bogdani të romani “Bimorja”, Nënë Terezja të romani “Nëna e dritës” apo Skënderbeu te libri me poezi për i për fëmijë “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, etj. Dr Anton Nikë Berisha, pos ndërtimit të nje sistemi estetik brenda veprës së vet, ai në të njejtën kohë., më një përkushtim të jashtzakonshëm, ndërton një sistemi të ideve personale estetike e teorike, të cilat i ka aplikuar në opusin e tij të gjerë studimor që shtrihet që nga trashëgëmia kombëtare orale, te veprat e autorëve të traditës e deri të letersia e aktualitetit. Një kontribut të veçantë A.N.Berisha ka dhënë në krijimin e urave të komunikimit mes letërsisë shqipe dhe asaj arbëreshe, duke sjellë edhe vepra, por edhe studime për veprat dhe autorët më të njohur të kësaj pjese të letërsisë shqipe. Një segment jo më pak i rëndësishëm i veprimtarisë së tij letrare është edhe fusha e përkthimit. Nga aktiviteti përkthyes ia vlen të përmendet përkthimi nga gjermanishtja në shqipe e kryeveprës së poezisë botërore, epi akado – babilonas, “Gilgameshi” Sipas vlerësimit unanim të jurisë, ndarja e çmimit për këtë vit dr. Anton Berishës bën që jo vetëm të ruhet tradita e mirë e përzgjdhjes së autorëve, por çmimit letrar “Beqir Musliu”, ia ngrit edhe më tej reputacionin si nja nga nderimet më prestigjioze që i bëhet krijesve letrarë të kohës sonë.

 

 

Dr. Nehas Sopaj

Dr. Sabile Keçmezi – Basha,

Ramadan Musliu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s