Behar Arllati

 

11419810_10206742551380150_1847752966_n

Behar Arllati 

 

 

U lind më 11 Gusht, 1964 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje ku arti është kultivuar brez pas brezi.

Kreu studimet për muzikë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndersa në vitin 2010 studimet Master i Nivelit të Dytë në Tiranë pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit të cilat i përfundon me shumë sukses me mbrojtjen e Tezës “Kënga qytetare gjakovare”. Nga viti 2012 vazhdon studimet për doktoraturë pranë të njëjtit institucion. Titullin e doktoraturës pritet ta mbrojë në vitin 2015.

Prej një kohe të gjatë, pasionanti dhe studiuesi i muzikes Behar Arllati voli dhe studioi krijimtarinë e traditës muzikore popullore qytetare. Në këtë fushë ai ështe një nga njohësit më të mirë dhe më të thellë të krijimtarise për mbarë hapesirën shqiptare. Për disa vite me radhë ishte bashkëpunëtor i Festivalit “SUONI DAL MONDO” – “Zërat e botës” ne Itali, që për 20 vjet me rradhë është organizuar nën patronatin e Ministrisë së Kulturës të Qeverisë së Italisë dhe Universitetit të Bolonjës.

Behar Arllati shquhet si një nga pedagogët më të shquar të muzikës ne shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë dhe me nxënësit e tij ka marrë pjesë në gara pianistike ndërkombëtare si në Kosovë, Itali, Belgjikë, etj. Shumë kuadro te rinj qe sot punojne ne kete shkolle kane vulën e profesionalizmit të tij.

Behar Arllati vitin e shkuar u paraqit para lexuesve me botimin e pare, me monografine me titull “Mazllom Mejzini – Jeta, vepra dhe roli i tij në traditën muzikore gjakovare”.

 

11117619_10206742551780160_1340447750_n

 

“Tradita muzikore në Gjakovë” që promovohet sot përmban dy vëllime dhe është botimi i tij i dytë.

 

Autori bëhet gati që po këtë vit të nxjerrë nga shtypi veprën e tretë kushtuar krijuesit dhe artistit shqiptar Xhavit Xhepa, bashkëshortit të aktores së madhe Margarita Xhepa.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s