Cikle poetike nga Dëshira Haxhiu

deshira

Cikle poetike nga Dëshira Haxhiu

 

 

 

Copëza lotësh !

(Cikël )

 

Kjo Jetë,

një pazar ëndrrash që blihen e shiten me lekë……

 

… dhe kjo,

nëse ajo ditë, akoma s’ka ardhë

ku me kilogramë të shiten shpirtrat e gjallë.

 

***

 

Jam si klasikët e vjetër

krejt enigmë !

 

Në strehëzën time

rrëzohem përpara asgjë-së.

o Zot …kam frike !

 

Ngelem me vetminë time!

 

Kur puthjen e kërrysur

e shoh brenda korrnizës

harrohem, kam ftohtë.

 

Një ditë

do e thur portretin e saj

ndoshta me penë, ndoshta me lot!

 

***

 

Ngelem pa frymë

 

Atë mal hijesh,

si t’a çoj mbi supe ?!

 

Një, dy, tre…,

sa gjithë vitet e perëndisë

numëroj veç gabime…

 

Deri sot,

s’jam e dënuar

si fajtore për asgjë…

 

Të denuar e ndjej pafajësinë time !

 

***

 

Fytyra njerëzish ka uria

 

Rrokullisur errësirës

në kthetra teveqelësh

thërrimesh e thërrmuar.

 

Nënqesh heshtja

me ndjenjat e mia .

 

Në ëndrrat e zgjuara,

porpocione oqeanike

ka marrë varfëria !

 

***

 

Veçse,

O vdekja ime e dëshiruar,

mos mi fal detyrimet .

Pa dramat e tua s’ jetoj dot,

pa ty jam e mbaruar,

pa ty e sapolindur jam dorëzuar .

 

 

Dhe vetëm

do të luftosh,

vetëm, me veten tënde…

dhe prapë vetm do ngelesh fitoresh,…

 

Dhe kështu

do vazhdosh të jetosh

premtimin e mëkateve të tua.

Vazhdo pra, të thithesh vdekjen tënde

ashtu siç thithje dikur jetën e të tjerëve…!

 

***

 

Shkruaj në romanin e paemër, përjetesinë…

Përgjunjëzohem se s’di kujt më t’i falem…

Pasqyrave të yjeve rrëshqet hija e Natës !

 

***

 

Po ikij, kam etje

i tërhiqem kësaj jete

që mosmirënjohja e ka vesh në të zeza.

 

Ika s’di për ku,

por as s’do të ndalem diku

ku fshihet lumturia do e gjej patjetër.

 

…jam gjallë akoma !

 

po të nis dhe një tjetër…

 

 

 

 

Kur nuk ke ardhur, s’ke si të ikësh !

 

Cikël 

 

Agimeve të tua

unë vij kalëruar

merre po deshe dhe natën time

nuk do gaboj ,sa kam gabuar…

 

Në të gdhirë

ti vodha ca lot

i përtypa rënkimesh

vetmuar sa dhe askush tjetër !

 

Ashtu të heshtur

pranë të mbaj zhuritur

kësaj hapësire të lagësht…

dhe heshtja ka nisë të trembet !

 

Tej lotëve

me dukesh si ëngjëll

s’ka ardhur ora të ikësh

kaq thjesht s’mund të largohesh !

 

Për inat të  lotëve.

nisu pa frymë

me magjinë tënde të çmendur,

ke udhë , për të bërë siluetash !

 

Koha humbet

pasqyrave të lotit

po deshe ,jeto jetës time

kur nuk ke ardhur, s’ke si të ikesh !

 

 

 

Boll më !

 

Sot me hapat e natës

do nisem të takoj ato male

ndoshta do i lag me lot malli

ndoshta do mbjell disa kujtime varresh…

 

Me buzët plasaritur

do përpij lotët e tharë

do të të përqafoj ndryshe nga përherë

furtune dridhma e vdekjes, iku mori dhenë…

 

Goditem rishtas

s’kam më ëndrra, s’kam më gjumë

përjetoj si venitet dëshira e jetës

Zinxhirët i ndjej lidhur nëpër këmbë…

 

Por prap do iki

e lodhur skutave të natës

ndoshta drita e errësirës më ndjek

me fal pak ngrohtësi, nje fllad, pak jetë…

 

Boll më !

na gërvishe zemrat, na ke lënduar

s’u lodhe që na zvarrit honesh trishtuar?!

Boll më!

………….Dielli ende nuk ka perënduar!

 

 

 

 

Të zgjodhën Poet !

 

Mbrëmjesh,

kur kthehesh në shtëpi ,

pena të gërvish mendjen

e pikturon statujash, trupat e zhveshura.

 

Dhe kështu,

si në një hakmarrje të maskuar,

mendimet të fluturojnë ngutshëm,

e bojrat të derdhen statujave të gurta .

 

Mes lotëve të tu

harruar e vetmuar pëshpëritjesh,

herë noton, herë mbytesh…

Dhe ti vetë e di, ke ardhur për t’ u thyer.

 

Lakohesh,

rrokjesh e fjalëve të pathëna

kanë filluar të fyejne mëkatet e tua .

 

Të zgjodhën Poet,

për t’ iu njohur njerzve

botën e panjohur rrugëve të kërkuara!

 

 

 

 

E ç’ tjetër është jeta ?

 

Koha,

një lumë i pamëshirshëm

dhe unë, veç një pikëz ujë

e humbur dridhërimave të motit.

 

E bukura,

në rrjedhje të vazhdueshme

dhe thikat që më coptuan shpirtin

gjak pikojnë akoma …

 

Lufta dhe ëndrrat

me një dënim të përbashkët,

si një ujvarë zemërimesh,

këtu zvarriten ende…

 

Në një heshtje

mrekullitë dhe viktimat

digjen përgjerimesh,

në lutje e betime …

 

Dashuria dhe vdekja

bashkë në një ringjallje.

Dhe koha armik,

apo aleat shprese, ndoshta ?!

 

Tingujt dhe zërat,

hijet dhe vizionet ,

fjalët dhe heshtjet,

në frenim të rrjedhjes…

 

Me gishta të lagur

në frenim sakrificash,

ndaloj kohën e rrjedhjes…

E ç’ tjetër është jeta ?

 

 

 

 

E ulur përmbi lot!

 

Sonte

sikur ta dëgjova zënë

si një ninulle e bukur nëne.

si ajo reja e ngarkuar shumë

që zbret ngadalë përmbi gjëmime.

 

..dhe ashtu

e ulur, përmbi lot

s’arrita dot të të kuptoja…

Vallë si erdhe pa më pyetur

kësaj bote gënjeshtare ?!

 

Ti kalëro,

e mos u tremb

si furtunë mbi shtigje nate…

Diku aty ,do të jem dhe unë,

përqafuar me mëkatet.

 

Me asgjë

nuk më kujtohet,

as në qeshja as në qaja

ndaj me sytë e tu të bukur

lerm ta shoh unë ikjen tënde …

 

Se duroj dot ftohtësine

……merrëm me vete në ikje !

 

 

 

Aftësi e akullt !

 

Ka mundësi

në kërkime jetësh

kohëve të papërcaktuara,

të mbytesh në gjakun e lotëve

thurur mallkimesh me ndjenja dashurie…

 

Diku do e paguash

se do ndeshesh patjetër

me hakemarrjen e mëkateve

me zemërimin dhe me tërbimin

e grifshës së urrejtjes dhe zilisë…

 

Dhe vetëm

do të luftosh,

i vetëm, me veten tënde…

dhe prapë vetëm do ngelesh fitoresh,

botës së merituar të dashurise boshe…

 

Dhe kështu

do vazhdosh të jetosh

premtimin e mëkateve të tua.

Vazhdo pra, të thithesh vdekjen tënde

ashtu siç thithje dikur jetën e të tjerëve…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s