Fuqi e brendëshme shpirtërore ( Referim rreth vëllimit poetik “Dehja e jetës” ) / Nga : Hasije Selishta Kryeziu

 

liber-1-2

 

Vëllimi Poetik :   “Dehja e jetës”

Autore : Merita BERISHA

Botoi Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”

Klinë 2013

Faqe 100

 

 

Fuqi e brendëshme  shpirtërore

 

( Referim rreth vëllimit poetik “Dehja e jetës” )

 

 

hasije

Nga : Hasije Selishta Kryeziu

 

 

Të gjithë e dijmë se poezia në Kosovë, edhe para këtij dhjetë –dymbëdhjetë vjetëshi , ka qenë njëra  ndër gjinitë letrare më të zhvilluara, mirëpo, kohëve të fundit këtë gjini letrare, po e shkruajnë çdo i dyti, si në shtetet e perendimit. Mbrenda kësaj kohe të shkurtër janë botuar shumë libra letrare, që disa prej tyre kanë hyrë me fuqinë e zhurmës  klanore të nomenklaturës letrare, ndërsa të tjerat kanë mbetur nën hijen e tyre të pavlerësuara nga kritika e mirëfillët letrare.

Sado jashtë shtjellimit si është ky fakt, ato do të rezultojnë me fuqitë e veta drejt një të ardhme të vërtetë si është rasti me librin “Dehja e jetës” të Merita Berishës, i cili shquhet me perceptimin e vet mjaft të fortë poetik të gjërave, objekteve e fenomeneve të shumta e të ndryshme të kësaj bote shpirtërore që e ka poetja. Në të vërtetë, te Merita kemi një perceptim metaforik  e filozofik të objekteve që rriten e shtrihen në përditshmërinë tonë. Perceptimet e saja janë perceptime racionale që arrinë ta josh lexuesin si në formë të kanonisinit, duke i metafizikuar gjërat përreth, hapësirës që e rrethojnë.

 

Merita Berisha

             Merita Berisha

 

Nga kjo  mënyrë nuk është vështirë të konceptohet mendimi pasi që poetja të jep ato në mënyrë sa më të thjeshtë. Supozimet, kontratstet dhe përshkrimi i figurave shtrohen gjithnjë në formë të pyetjeve alegorikë edhe kur metafizika shpirtërore e poetes rrugëton buzë objektit fare konkret të botës që e rrethon.

Në këto rrethana të shtruara e të vërtetuara në libër poetja kërkon të jep përgjigje botës individuale të interigrimit shpirtëror.

Këto procedura poetike mjaft funksionale i gjejmë më së shumti në poezinë”Loto qielli im sonte “që është ndërtuar e tëra mbi spjegime e dilema rreth objekteve e fenomenteve të natyrës   së njeriut tonë që e rrethon. Në fund të vjershës si për çudi , autorja thotë: Loto,  qielli im sonte/laj mëkatet !!!

Pra , kjo formë e shtjellimit është një prosedi mbi të cilin është ngritur i gjithë libri dhe për të dëshmuar këtë lamentacion nuk i duhet shumë lexuesit, qoftë edhe sipërfaqësor e kupton personazhin në poezinë “Shëtit loti “, citoj

Jam larg/ Ferrin e kësaj bote/S’mund ta ndal/Këtë lot/Shetit plot hare/Mallin ma rritë/Dyshemen e huaj ujit/Syri përmalluar/Atdhe !!!) dhe kështu me radhë, pothuajse  veprohet në secilën poezi.

Krejt çka duhet për spektaklin e personazhit njeri, na mbetet ta shtrojmë edhe  vet vetsimin individual që vazhdimisht ngrit kahe në poezinë e Merita Berishës. Këshillat  e vetshtruara  në huadhjen e vet tekstit të poezisë, janë  të llojllojshëm, siç është rasti me njeriun e pavendosur në punën e vet, kur  vetdijësimin e ka të dyshimt. Nuk është aspak vështirë të konstatohet, prandaj, se libri”Dehja e jetës” (ja një vetëdijësim i bukur poetik në vet titullin  e këtij libri, ku tematikisht është mjaftë i gjërë). Me një fjalë në këtë rast poetja do t’i kërkojë  idhëtarëve kapërcimet e  heshtjes,të lotit, dhembjes, qoftë edhe asaj të ligjit natyror, duke  dhënë ngjyrë jete të një dehje të bukur. Dehje që është strukur në shpirtin  e poetës për ta vetëdijësuar lexuesin  me sinçeritetin e kërkimin e reales në  mesin e një bote të larmishme, herë –herë të paskrupullt, duke  e tejkaluar me dashuri.

Pra shumçka nga bota e mbrendëshme e saj është në lëvizjet e vokacionit poetik, ku donë ta dyfishoj  figurën përmes lojës së personazhit shtesë. I shtron pyetjet dhe i lidh me përgjigje në formën e apsorvimit të shtrëngimeve pikërisht me shumë gjëra objektive. Natyrisht, shtruar në këtë tematikë, poetja rrënjoset në ligjshmërinë e rrethimit shpirtëror. Kuptimisht ato i jep në mënyra të qarta pa kurëfar dyshimi, që këtë libër, pjesën më të madhe të vjershave e rradhisë ndër vlerat e shënuara të poezisë sonë më të re. Merita Berisha me poezitë e këtij libri ka gjetur veten si krijuese e mirëfillt, ku mund ta gdhend edhe më tutje ate dinamikë të brendshme shpirtërore. Nganjëherë njëmend, dinamika poetike e mbrenshme mbetet koncept i paimplementuar deri në fund, si kundër gjendet në këtë libër, edhe disa vjersha disi të paimpresionuara si “Jam e s’jam”  , ku citohet:

Jam e s’jam/Në një lule u bëra vesë/E shkuar, por jo e harruar/Jeto me shpresë.

 

Prishtinë, 2013

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s