Poezi nga Nehat Jahiu

portreti  1 i Nehatit

 

 

Poezi nga Nehat Jahiu

 

 

JAM NISUR TEK TI !..

 
Sot në fluturim do të jem…
Larg, shumë larg do të fluturoj.
Dua që pranë meje ty të kem.
Guri, në ëndërr po të kërkoj…

Mes qindra vargjesh “zemer” më ke thënë.
Fortë të dua, fortë të ëndërroj.”
Pritjen kurrë nuk e kam përmendur.
Sakrificat e dashurisë së bukur të pathënë…

Banjën me petale trëndafili ta kam bërë.
Që aroma nga ëndrra ngadalë … të zgjojë.
Dashuria e pastër e ka përpirë të tërin.
Dhe prej zemrës kurrë nuk do të largojë…

Jam nisur tek ti dhe shpejt, shumë shpejt arrita.
Mbi shtëllunga resh dhe qeleshe malesh fluturova.
Rrugën nuk kam ditur, ëndrra ma ka treguar.
Në mes livadhit mikun gjeta të përmalluar.

E njihja mirë , livadhin i gjelbër,…ishte…
Atje do tëgjeja mes cicërima harabelësh.
Ku ujë nga burimi gurgullues të pinte.
Nën dardhë Zana dhe Guri do të mbërrinte.

Fluturimi ish i gjatë , por e lodhur nuk jam.
Mbi barin e njomë shkova ngadalë.
Hapat e mia Guri nuk i ndjeu…nuk u zgjua.
Nga parfumi i flokëve të mia hapi sytë dhe u çua…!

Kokën në krahrorin tënd kam vënë.
Trokitjet e zemrës ndjej pshehrëtima ëndrrash.
Gishtrinjtë e tu flokë e supe lehtë prekën.
Pas pak harroi i hapi sytë, për të parë ëndrrën…!

Dy palë sy nga një lot qitën e Guri, Zanën pa.
Me gisht lotin e saj preku dhe ajo në dorë të tijën ka.
Guri e Zana, në jetë e realitet u shkrinë e u bënë një.
Sa qindra ëndrra, në qindra netë livadhesh, bëjnë.
Njëmijë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s