Poezi nga Nikollë Loka

nikolle

Poezi nga Nikollë Loka

 

 

Koha

 

Vjen papritur
dhe ikën pa kuptuar,
në një rrjedhë
që në perëndim na shtyn,
E ndjejmë
edhe pse nuk e prekim me duar,
sa herë na pëlqen
të shihemi në pasqyrë.
Ikim me një rrjedhë
që shlyen e fshin,
nën një tjetër diell,
mbi një tjetër ujë.
Çasti iluzion,
e ardhja parandjenjë.
E shkuara gjurmë që vdes
dhe gjurmë që rron.

 

 

 

Pulsi i kohës

 

Kur pulsi i dorës
hyn në rezonacë me orën,
dua ta arrij kohën.
Pamja e kohës,
urë me gropa,
herë ngrihem,
herë rrëzohem.

Kur pulsi i dorës
hyn në rezonancë me zemrën,
dua ta prek ëndërrën.
Por ëndërra
pa krahët
dhe këmbët,
nuk ecte,
as nuk fluturonte.

 

 

 

Kur pashë se qielli…

 

Kur një re e nxirë
mori flakë,
vetëtimë nuk kishte
dhe nuk mërmëriu.
Preka gurë e dhé
me pëllëmbë,
diku guri digjte,
e diku dheu ngriu.

Një ofshamë qielli,
shuhet nëpër erë,
çliruar prej dhimbjes
dhe shiut.
S’mbeta i kënaqur
as në ditët me diell,
kur pashë se qielli
i rëndon në shpirt
njeriut!

 

 

 

Mëkatet e kohës

 

Një copë qiell përtokë,
kodra një makth qiellor,
hutimin para saj
e kapërdijmë.
Xhindet
si në legjendë,
na e bëjnë me dorë
dhe shpirtëra mëkatarësh
fshijnë.
Shpirtëra
të zënë në faj
mishërohen
në ah e bredh.
Ahet
nuk dijnë të qajnë
bredhat
nuk dijnë të qeshin.
Flaka
mbi majën e malit,
mëkatet
e kohës po djeg.

 

One thought on “Poezi nga Nikollë Loka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s