Poezi nga Vjollca Koni

Vjollca Koni

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

 

Ju Dua…..

 

Kush erë më largoi ?
Cila dallgë më përpiu ?
Aroma e pyjeve e maleve te mia
Në shpirt e zemer me mbiu

Ku lozja dikur si shqerkë
Me dy bishtaleca flokët
Ku Dafina , mëndërza , Rigoni
Ishin Parfum i kohës

Ju dua o pyje e Male
Të viseve të mia
Atje nuk mësova të urrej
Por mësova se ç’është
DASHURIA

 

 

 

Europë…

 

Çfar kërkon më shume Europë ?
Ja ku ke fytyrën e krimit
Kush harron këta barbarë
Ku femijën i shkulnin nënës prej gjirit

Nuk harrohen Klithmat e shpirtit
Ku u shkel mbi pellgje gjaku
Aty ku toka u dogj nga zjarri
Më i bukur çel Zambaku.

 

 

 

***
Duart drejtuar drejt zjarrit
Se shpirti i njomë të merdhi
Me frymën time të ngrohja
Veç si të zhdukej kjo varfëri ?

Në verë a të mundon vapa ?
A mos vallë ke etje e Uri ?
Pafajsitë e këtij shekulli
Botë e shtirur të duhet themel i Ri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s