Cikël poetik nga Liliana Shkodrani Baçi
REPETITA JUVANT
(nga forca e përseritjes diçka mbetet –nga latinishtja)
Ngaqë bëra shpesh atë që s’desha
Prej fantazive fëminore
Krijova në sferën e bëmave
Mendime aq të brishta
Sa mbolla dhe fundin e botës së ekzistencës femërore,
…pa ngjyrë jeshile..
E … të mendosh ndiej për ylberin adhurimin më superior…
Që të mbetem jashte kufirit të hijeve
Trajektores me ngjyra të larmishme
Më duhet t’i djeg koren
Dhe për nënën time….
KOFINAT E VJELJES SË SHARMIT
Dua akoma heshtjen
Si dhuratë lëvizëse në dashuri
me fjongo të thjeshtë mbi ballin
E sigurtë të tij
Ku djersit durimi i pjekur në kohë,
që mat çdo limit.
Bashkë i nisëm perimetrat e përshkuar.
Sot e kuptoj atë bekim të përkthyer
Pa hije e pa menduar
Që GRUA
Mbaj mbi shpinë
kofinat e vjeljes së sharmit….
EMILY BRONTE
Skuptohet në ish e bukur Emily Brontë
Për” Permeso Di Sogiorno” spati nevojë
Rrojti pak, jo sa ajo që shkrojë
Në majën e madhështisë , takoj ëngjëllorë.
Gërmojë rrëmujë, dhe në poezi
Me aromë përjetësie Heatcliff na dorezojë
Bijë pasaniku , ish, motër në mes dhjamit
Fytyrë mermer, llamb kristali.
Hap milimetrik në delikatesë të brishtë.
Ndërsa unë , thonjtë i kam të çarë
Shpinën kockë hark
Dhuratë alergjitë
e nga poret nuk s’përkas parfum
Po djersë të përzier me ca pika gjaku.
DY FJALË
Dihet që janë harbimi i pranverës
Lulet dhe barërat
Gëzojnë të brishtat rrënjë nën tokë.
Aty , mbillen dashuritë, ajo ndjenjë lakuriqe
Nga çdo fantazi.
Po dhëmshuria ndez dhe zjarr në kufi të merakut klasik.
Asnjë s’qan rreth tij, e nga frika e fillimit të fundit
As nga çelja e vesëve të varfëra egoiste
Që mbyllin çdo sferë dyshimi.
Njeriu s’vuan me ambjentalizmin e varfërisë, bile
mbrohet brënda qarkut të fjalëve që ndjellin gëzim
e çlirojnë dashuri edhe për të pamerituarit në pafajësi.
Kjo e kthen aq të saktë në përkushtimin për bashkim
Sa kthehet në model të mirësisë.
ARRATISJE… … KUR?!
Ti përgjon përpëlitjet e sforcuara të përmirësimit
Por unë s’njoh asnjë analist.
Më furnizojnë venat, valët e çastit impulsiv
pa ditur ku rrjedha mund të grumbullohet.
Janë shfaqje hap e mbyll sytë,
që i delegon
pavetëdija e pasionit.
Mes orëve të qetësisë,
një hapësirë e rreme pamundësie nxit
hijen e përshtypjes të shndërrimit
që i ngjan, aq sa ti
t’i besosh “grackës” në atë që dëshiroje.
Po unë, të postoj faljen e parë të kësaj forme,
që do mbetem me veshje dashnore
here kthyer mbrapsh , herë
e njëjta e asaj,
që ka qënë përherë
tronditja jote.