ZËRA NËPËR SHI / Tregim nga Ramiz Kuqi

ZËRA NËPËR SHI

 

ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

Ca riga të shiut dhe era që i përcolli pas, i çoi njerëzit nga ulëset e parkut. Urtani u gjend përpara derës dhe po vështronte, pa ditur shkakun e shtyrjes së njerëzve për t’u futur në holl. Dy gra të moshuara , rreth të 7o e më shumë, mezi po ecnin. E mbanin njëra tjetrën për krahu, mbajtur me shkopinj.Zëri i tyre ishte i qartë.Biseda e tyre zgjoi kurreshtjen e Urtanit, i cili sa kishte mbushur të pesëdhjetave.

Ana, që ishte nga një fshat i Llapit, kishte tre djem në kurbet. Jetonte me burrin në një skaj të qytetit , bri asfaltit .Rruga ishte shtruar para disa vitësh dhe kishte nisur të çahet..Ajo po i rrëfente bashkëbisedueses së re nga Gjakova, Lindës .

-Kur vijnë djemtë nga kurbeti?

-Vijnë në korrik, rrëfeu Ana.Kanë gjashtë fëmijë, si pëllumba.Më mbajnë të gjallë në jetë. Kur del pranvera, vrapoj nëpër lulishte e mbjell tëra lulet më të bukura në botë. Fëmijët i duan lulet se lule janë vetë. Ndjehem më e lumtura në botë. Zgjohem herët, u bëj petulla, pogaçe.U ziej vezë të freskëta. Urtakut, nipit tim syshqiponjë, ia ngjyros me ngjyrë kuq e zi. I ha më me endje.Verës nuk e ndjen angushtinë e vapës. Fluturoj nga gëzimi. Shtëpia mbushet me zëra zogjsh.Oborri qesh nga lumnia !

-Je gjyshe me fat,- i tha bashkëbiseduesja e dhomës, me të cilën ajo po banonte për disa ditë.

-Ana ofshau deri në dhimbje. Po, po ,-me fat për disa javë e ndonjë muaj. Kur vijnë, derdh lot, kur ikën më kaplon trishtimi. E nuk di çka bëj. I përqafoj një nga një, por jeta nis të derdhet si lumi i tharë në gusht. Harroj t’i ujis lulet. Gjumi më ik nëpër ëndrra të trishta. Më duket se jam në një ishull të vetmisë. Nga ky deshprim, i shkul një nga një të gjitha lulet. Ç’më duhen lulet pa zogjtë e mi tretur nëpër botë? Me kend të flas? Me qiellin që nuk më kupton? Me yjet që vrapojnë hapësirës së pafund , sikur kanë humbur udhën në mesnnatë. Bie e gjumi më trazon- i tha bashkëbisedueses së dhomës.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s