Poezi nga Stela Dhumu
Kod i sermtë
Do të të pres aty.
Aty ku dy ylberë, venat i presin qiellit.
Aty do të të pres.
Mba ndër duar një kupë, të mundemi të pimë
nga dy tradhëtitë, atë më zeher….
Me kod të sermët do të merremi vesh
Eja! Kemi për të folur prerë.
Si therrëtar, që thikat kanë nxjerrë.
Dhe sapo rumi të vijë,
do të qeshim, trupin e njeri tjetrit si të kemi veshur.
Më pas… varret tanë do të hapim, modestë!