Cikël poetik nga Xhevrije Kurteshi Nimani

13459485_1062498377170956_1739756722_n
 Cikël poetik nga Xhevrije Kurteshi Nimani

 

 

HIJE ATDHEU

 

Ti hije atdheu

Pse më vjen pas?

Ku do që shkoj të ndjejë

Ti më vjen pas në çdo hap

Çudi nuk u lodha

As unë dhe as ti.

 

Vrapin bashkë

E bëjmë

Dhe pushimin prap

Jemë bashkë

Dhe në gjumë prap

Të pashë.

 

Më thoje jam pranë teje

Për çdo rast

Hija jote më forcon

Në gurë graniti

Më shëndrron.

 

Më sjell mallë

Më bënë krenar

Dashurinë për Ty

Ma shton.

 

 

 

BREGDETI SHQIPTAR

 

Bregdet o bregdeti

Shqiptar

Uji yt është si kristal

Kaltërsinë e ke

Nga qielli

Bukurinë nga vetë

Dielli.

 

Verës valë

Dimrit akull

Askujtë t’mos i mbesim

Në hatër.

 

Këtë bukuri

Dhe madhështi

Ta ka falur

Vetëm kjo Perëndi.

 

 

 

PSE LOTOJNË LULET

 

A thua pse lotojnë

Lulet?

Pyet njeriu

Në mëngjes.

 

Të lënë përshtypjen

Gjithë natën kan dënesë!

 

Të bëhet

Se një barrë

Të madhe e kanë

Andaj pesha e dhimbjes

Shpirtin ua rënkon.

 

 

 

DIELLI LIND DHE PERËNDON

 

Sa i gëzohemi

Mëngjeseve

Plot dritë

Dhe shpresë.

 

Na bëhet

Se e gjithë bukuria

Ka lindur

Dhe s‘do të vdes.

 

Na duket kopsht

Me lule

Në pranverën

Me gjelbërim.

 

Në zemrat e djallëzuara

Bëjnë lutjet

Për jetëgjatësinë.

 

Por sikur dielli

Që lind dhe perëndon

Ashtu është dhe rrugë

E jetës

Dhe askush

S‘na kupton!

 

 

 

MOS MË RRI E VRENJTUR

 

Ti fytyrë ëmbël

Krijesë Perëndie

Mos më rri e vrënjtur

Se nuk të ka hije.

 

Zemrën e ke helm

Këtë dhe unë e di

Por buzëqeshja jote

Ilaç për njeri!

 

 

 

FJALA…

 

Fjalë

Që shërojnë plagë

Dhe zemrën

Lumturojnë

Në agime të freskëta

Ditën e mirë fillojnë.

 

Fjalë

Që ndalojnë lotin

Dhe buzëqeshjen

Kthejnë

Për nënat të pragu

I derës

Bijtë e tyre presin.

 

Fjalë

E fjalë të mira

Për Ty mërgimtar

Malli për atdheun

Kurrë nuk ka të ndal.

 

Fjalë

E fjalë të ëmbla

Për të sëmurin

Në shtrat

Dhe për të moshuarin

Ai kohën çdo ditë e matë.

 

Fjalë

E fjalë shprese

Për gjithë njerëzinë

Të harrojmë brenga e halle

Të gëzojmë lumturinë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s