Ikja e ëndrrave / Poezi nga Ibrahim KADRIU

 

ibrahim

Poezi nga Ibrahim  KADRIU

 

 

Ikja e ëndrrave

 

Tërë jetën të kërrusur nën forcën e dridhjes,
brez pas brezi në ikje nga shtytja e shkrirjes.

Në pritje të rastit për të ngritur – kokën lart,
I rrahur, i burgosur me varre të hapura ngatë.

Në ndrojtje nga stërpikje pështyme e gjakut;
rojtar në mbrojte të nderit dhe të pragut…

Tërë kohën të lënë, të harruar, pa jetë normale
të përballur me shqelma e sjellje më vandale.

Me lodhjen mbi shpinë të gjallë e pa shpresë,
me nderin e shkelur pa përjetuar fjalën ndjesë.

Me lëkurën e regjur të nxjerr si leckë në treg..
pa ecje të duhur e pa ngjitje kurrë në breg…

Tevona ëndrrat ikën nga gjumi shumë i gjatë,
duke nderuar rëniet në altar e qafuar çdo datë.

E lënduar Liria e shpirtit hoqi dorë nga përrallat,
pa besuar fare se do të na ngopin me andrallat,

Mandej forcat u panë duke i mbajtur frerët në dorë,
i hipën popullit mbi shpinë dhe – u bënë horë…

Në emër të popullit u ngritën figura e kështjella…
E ardhmja e ngatërruar vazhdon t’mbesë n’shtjella

dhe uria urinë e mban gjallë, nxit etje për milionë,
Kosova e shtron sofrën në ethe vetëm për patronë.

Eu sa shpejt humbën gjithë kuptimet e idealeve!
Tashmë u mor vesh cilët dhe pse dolën maleve…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s