Poezi nga Josif Gegprifti

 

Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

 

Kujtoj një natë…

 

Ecëm dhe ecëm prapë,
e nuk thamë asnjë fjalë,
sytë e tu atë natë,
ndrisnin si yje plot zjarr!

Ndër sy shiheshim e qeshnim,
në qiell me ne qeshte hëna,
muzgu që zbriste ngadalë,
na përshendeste lehtë,mirëmbrëma!

Goja jote atë natë,
thithte aromën pranverore,
flokët e tu të artë,
përhapeshin si reze hënore!

Buzëqeshja e lehtë, e ëmbël,
më jepte krahë të fluturoja,
atë natë m’u duke si një engjëll,
dëshiroja pranë teje të qëndroja!

Qiellin e zjarrtë shikonim
duke ecur pranë e pranë,
yllin që të dy dashuronim,
në sytë e njëri-tjetrit e pamë!

Me vështrimin në yjet e zjarrtë,
dashuroheshim atë natë pa kufi,
ecnim të heshtur pa fjalë,
përqafoheshim e putheshim pambarim!

Të doja,të doja,ah sa shumë,
nuk ta thoja dot me fjalë,
dashurinë me këngë ta shfaqja unë,
me këngën në gojë të puthja ngadalë!

Ti ishe i gjithë gëzimi im,
dhe s’jetoja dot larg teje,
në buzet e tua ndjeja lumturin,
ndjeja gjakun të rridhte ndër deje!

Buzëgjolit sa herë shëtisnim,
dëshiroja të thërisja emrin tënd,
në sytë e ty që shdnrisnin,
isha zhytur e kisha zënë vend.

Shpresoj përsëri do takohemi,
ndoshta natë do të jetë përsëri
pas yjeve të dy do dashurohemi,
do dëgjojmë serenata për dashuri.

Do flasim, si të pandarë asnjëherë,
dhe në fakt ne kurrë s’jemi ndarë,
dhe pse na ndan një det i tërë,
flokët e argjendtë i shoh si ujvarë.

Do shoh fytyrën tënde të zbehtë,
dy sy të qeshur, të futur thellë,
gojën tënde dhe buzën e nxehtë,
dhe yjet do jenë lart në qiell!

Shikoje, shikoje e dashura ime,
strehzën tonë të vjetër,
ah sa shumë, sa shumë kujtime,
sa bukur ishte, ishte kohë tjetër!

Përloten sytë,
malli i një dashurie,
ecim, ecim të dy,
nga pas vijnë tingujt e një melodie!

 

 

 

Një rrugicë…

 

Në sytë e mi
Qëndron një rrugicë e vjetër,
E ngushtë, e errët,
E copëzuar nga rrezet e zbehta
Të një hënëze në ngrënie.

Zhurma e hapave të saj në ikje,
Shuhej ngadalë, si po shuhet kjo natë
Nga drita e një agimi të ri.

Në këtë rrugicë
Mungesa e saj mbretëron.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s