Poezi nga autorë të njohur grekë
Niqiforos Vretakos (1912 – 1991)
Gjëja më e pastër e Krijimit
Nuk e di, por nuk mbeti kurfarë terr.
Dilli u derdh brenda meje, mes mijërave plagë.
Dhe këtë kaltërsi, që unë të pështjell
nuk do t’a gjesh as në Alpe, sepse kjo erë,
buhit deri aty lart dhe dëbora irnoset.
Një ide pluhuri gjen dhe tek trëndafilat e bardhë.
Mrekullinë e mrekullive do ta gjesh përthell njeriut:
zgjatimeve të bardha që rrezatojnë vërtet
gjithësisë dhe tejkumbojnë.
Gjëja më e pastër e Krijimit
nuk është dritëmugu, as vetë qielli
që pasqyrohet mes lumenjsh
as mbi lulemollët rënur dielli.
Eshtë Dashuria.
Poezi nga Silia Hadhuli
***
Lojë e stërlashtë duarsh Fati, të pamëshirshëm
Mjegull, e paeksploruar, mbulon pamjen e sajë
Rreh venave, një dashuri e plaguar
End pikëzash trëndafili, rjedhur emoragueses plagë
penjtë praruar që trupin e tijë lidhin.
Të lagështat fjalë, shtrihen lëkurës në nuanca mungese
Memorja flakërrin
Kur loti gëlon dhe mbi buzë ringjallet
Qiejt, grimojnë Dashurinë.
***
Kur s’do t’a mësosh, se çfarë ke qënë për mua
Dhe le të ishe diell rrugës sime
Mund të kesh qënë më e bukura gjë, nga ç’ka kam dashuruar
por fjalët do t’i le mbas buzëzësh, jetime
dhe s’ke për t’a mësuar…
Dhe nëse fjalët, padashur, rrëshqasin
do t’i pëshpëris kaq lehtë, që
të mos i dëgjosh. Do të dish se për mua ke qënë, thjesht
njohje, le tëkesh qënë jetë e jetës sime.
Dikur, do të desha të flas për këtë hije, që
na ndjek përmes mjegullës, por më është
e ndaluar të them, fundin e një historie
që nuk nisi kurrë…
Dhimitris Dhimitriadhis
***
nuk ndih më, as poezia
nuk varroset, nuk spastrohet.
nuk jeton dhe as nuk vdes
përgjaket
dhe nuk hepohet.
nuk ndih më, as poezia
veç dy gisht, nuk harxhohet.
o zot, i kopshnajave rrjepur
lulesh, që vetëm trishtohen
nuk ndih më as poezia
nuk bashkohet, s’recitohet…
nuk përballet, s’masakrohet.
Shqipëroi: Vasil Çuklla