Poezi nga Janis Ricos
Kuptim i së thjeshtës
Mbas gjërash të thjeshta fshihem, të më gjeni
nëse nuk më gjeni, sendet aty janë…
do të prekni ato, ç’ka dora ime preku
do të bashkohen gjurmët e duarve tanë.
Hëna e Gushtit shkëlqen në kuzhinë
si tenxhere kallaisur (ndaj them, ndodh kështu)
ndriton shtëpinë bosh dhe heshtjen përgjunjur
gjithmonë heshtja përgjunjur mbetet këtu.
Çdo fjalë është një dalje
për një takim, shumë herë të gjakosur
aherë është fjalë e vërtetë, kur këmbngul takimit, xhindosur!
Shqipëroi: Vasil Çuklla





























Leave a Reply