Poezi nga Mimoza Leskaj
Fluturim i trembur!
Në natën e heshtur të një fund gushti,
u dëgjua një fluturim dhe përplasje krahësh,
e trembur u zgjova nga ky fluturim i dhimbshëm
dhe ndjeva se kishim rënë në një grackë!
Zogjte lajmëruan të parët tmerrin
ndienë tronditjen e tokës së çarë,
krahët e tyre u përplasën drejt qiellit
dhe heshtjen e natës, klithmat e çanë!
Tempulli ku ne e quajmë liri,
nuk është asgjë veçse një iluzion,
themelet e saj, së bashku me çati
nuk janë gjë tjetër, veçse një çast!
Dhe atij çasti i përkushtojmë një jetë,
veten gënjejmë si një fëmijë,
fluturimi i trembur i një nate të shkretë,
tregon se toka, nuk ka përjetësi!
Gjënë më të shtrenjtë,njerzia nuk di
ta ruajë dhe ta ketë përjetë
egoizmi i parasë bën vetëm çudi,
toka vuan dhe dhimbshëm flet!
Nata solli pluhur e hi,
zogjtë u treguan të mëshirshëm me mua,
në telat tek ishin mbështetur e flinin,
toka lëvizi dhe ata më lajmëruan!
Fluturim i trembur mes një nate të gjatë,
shumë kuptova e s’ do ta harroj,
nuk folën me gojë, por folën me krahë,
por nata e shkretë, jo të gjithë i zgjoi!
Mimoza Leskaj