MONOLOG ME DON KISHOTIN TIM / Poezi nga Dije LOHAJ

14183924_1115613361859574_3805231340504584789_n

Poezi nga Dije LOHAJ

 

 
MONOLOG ME DON KISHOTIN TIM

 

Çka ke, hidalgu im sonte!
Uli tallazet e gjakut,
Bashkë me kryqëzatat e lirikës sime,
Nxirre botën nga heshtat e tua
E fytyrën tënde të vrerosur,
Vishja paqes së globit!

Zotëria ime, Kishot!
Zjarri e shkrumbi nuk të shuan dot,
Nën hijen e gadishullit,
Kalëron nëpër plagët e tua,
E me gjuhën e skëterrës,
Lexon kohën time,
Plagët e zanoreve
I therret me piskame
E nēn krahët e motit,
Shikimi mori dhenë.

Të dy jemi gjallë.
Ti heshtë, unë heshtë
E nuk bëhemi varr,
Kryqëzuar nga vdekja,
Nga poli ne pol,
Kur rrëzohesh ti,
Çohem unë,
E prapë mbērthehemi,
Në heshtat tona.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s