Estetika, evoluimi dhe lidhja me shkencat e tjera të Filozofisë ( Studim mbi Filozofinë e Estetikës ) / Nga : Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

Estetika, evoluimi dhe lidhja me shkencat e tjera të Filozofisë.

 

Studim mbi Filozofinë e Estetikës

 

vilheme

Nga : Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

 

Gjithësia me gjithë trupat, objektet e çdo gjë që ekziston në natyrë qysh nga lindja, jo vetëm kanë lënë vragë te njeriu në krijimin dhe ndryshimet e tyre, por kanë ndikuar në evoluimin e botës, të njeriut dhe të shoqërisë njerëzore.

Njeriu, si qenia me nivel më të lartë ndërgjegjeje, nisi zbulimin dhe konceptimin e çdo dukurie a fenomeni natyror.

E qara e parë foshnjore është përballja e parë e jetës me jetën . Është pikërisht kjo klithmë e pavetëdijshme që sjell gëzim, lumturi për prindërit, e cila sjell bukurinë dhe mrekullinë që është vazhdimësia e jetës. Kjo e fundit si një proçes a udhëtim i gjatë e i vështirë, ka provuar të qeshurën, të qarën, dhembjen, vuajtjen, gëzimin, lumturinë, arritjet dhe mosarritjet. Në perëndim të saj ka lënë pas diçka, vazhdimësinë dhe pikërisht këtu qëndron bukuria e jetës. Për të arritur përfundime të tilla progresive, njeriu ka kërkuar rrugë të reja dhe për çudi ka zgjedhur atë më të vështirën për të zbuluar të panjohurën. Ato që besoheshin si të drejta deri dje, tani përballë argumenteve të rinj, u quajtën të padrejta. Në kërkim të të panjohurave të jetës, ata shkuan drejt njohjes të së vërtetës, pa e ditur se i kishin bërë një shërbim të madh  shkencës dhe njerëzimit. Hulumtuesit e mëvonët provuan se dijetarët paraardhës të tyre ishin Gjenit e kohës.Këta dietarë mëse të vetëdijshëm në gjithçka që realizonin, arritën në përfundimin, se ky sistem dijesh e njohurish mbi ligjet e zhvillimit të natyrës dhe të shoqërisë, të fituara nga një studim e vëzhgim i pçandërprerë i botës reale, duke i marrë në tërësi, sipas latinishtes u quajt”Shkencë”. Kurse rregullat e ligjet e zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit njerëzor, veçse të dokumentuara përmes shkrimit, u përfshinë në një Koncept të vetëm “Filozofi”.Të gjithë dijetarët përkatësisht shkencave të studiuara, u quajtën shkencëtarë dhe Filozofë.

Rrugëtimi i filozofisë si shkencë që nga lindja, zhvillimi e deri në kohët moderne ka qenë një proces i gjatë, i vështirë dhe ka kaluar përmes gjashtë fazave. Në çdo etapë kohore jo vetëm ka pësuar ndryshime cilësore e sasijore, duke zbuluar degë të reja të filozofisë, por edhe ka pasur përfaqësuesit e saj autentikë, si dhe ndjekësit, të cilët ishin adhurues të këtyre njerëzve të ditur. Shumë prej këtyre adhuruesve u bënë filozofët e së ardhmes. Këta dijetarë të apasionuar në kërkim të së panjohurës për të arritur tek e vërteta, veçse vetëm përmes eksplorimit të realitetit real, hynë në labirintet e errëta të jetës të pazbuluara deri atëherë dhe pak nga pak filluan të njohin të fshehtat e sendeve, të  numrave, që përmes kalkulimeve, dijet i çuan drejt matematikës. Përmes  fenomeneve të natyrës njohën metafizikën (fizikën mendore), e cila i çoi drejt fizikës.Këto arritje në fushën e matematikës e fizikës, i çuan në kërkim të rrugëve të reja e më të vështira studimore në drejtim të boshësisë hapësinore në dukje. Duke kërkuar të gjejnë origjinën e universit, u rrit interesi për zhvillimet astronomike e duke hyrë në botën e gjallë u krijuan premisat e para për shkencat biologjike, anatomike dhe mjekësore. Qysh gjatë antikitetit nuk ngelën pas problemet sociale, ku u shkua drejt sociologjisë, politikës dhe juridiksionit. Në këtë mënyrë nxorën në pah anën e dukshme dhe të padukshme të objekteve, vlerat pozitive e negative të fenomeneve, lidhjen e vartësinë mes tyre ku krahas, evidentuan diçka mahnitëse që i tërhiqte si me magji dhe u shtonte dëshirën për të ecur dhe kërkuar më tej. Ajo që e bënte më magjike e joshëse botën ose gjithësinë e pafundme që për zhbirimin e së cilës ata studionin e ndërkohë të rejat që hasnin i magjepsnin, ishte paraqitja e jashtme, shkëlqimi verbues, ngjyrat marramendëse, i befasonte harmonia mes sendeve e fenomeneve ose brenda të të njëjtit objekt, apo i mrekullonte raporti që ekzistonte mes fenomeneve, proporcioni, lidhja dhe rregullsia mes trupave qiellor, pse jo dhe struktura e pjesëve të një objekti, si dhe i tërhiqte si me magji ndërthurja harmonike e ngjyrave, tingujve apo zërave. Këto dukuri zilepsën shikimin e tyre, kurse shqisat rritën fantazinë për t’i njohur e zbërthyer, si dhe dëshirën për t’i prekur, për t’i shijuar ,gjë që dijetarët  i çoi në ekstazë deri në dehje emocionale. Kjo ndjesi, që i bënte të ëndërronin ishte bukuria e sendeve dhe e fenomeneve, para së cilës, asnjë nuk mund të qëndrojë indiferent dhe për më tepër kjo dukuri nuk mund të shpërfillet nga askush. Bukuria e spikatur nga njeriu, që për specifikimin e së cilës angazhoheshin apo përfshiheshin gjithë shqisat, ndjesitë dhe shumë dhunti të tij, filloi të përshfaqet e të zhvillohet në forma e zhanre të ndryshme, si në art, letërsi, në pikturë, skulpturë; në artin skenik, komedi, teatër, muzikë, kërcim dhe arkitekturë, ku në pah dolën talentet e veçanta. Kjo ishte dhuntia e lindur bashkë me njeriun, e cila duhej vënë në jetë dhe të shkonte më tej, drejt përsosjes. Në qoftë se njeriu lind me një pjesë talent, me doemos i duhet nëntë herë më shumë vullnet dhe punë për të arritur synimin. Veç tyre një vend i rëndësishëm zuri Oratoria dhe Etika.

   * Me Oratori kemi parasysh të shprehurit bukur apo leximi i rrjedhshëm, bukuria e të folurit dhe pesha e fjalës, të cilat me magjepsjen e tyre, i ngrenë zemrat peshë. Kurse me Etikë kuptojmë paraqitja e jashtme e njeriut, mënyra e të folurit, komunikim i këndshëm. mënyra e sjelljes nga pikëpamja morale dhe zbatimi i rregullave kalorsiake të sjelljes. Për ta shprehur këtë bukuri, për t’u bërë jehonë vlerave apo pasojave të saj në jetë, ata nisën ta studiojnë atë në fusha të ndryshme si bukuria humane, e natyrës, e artit, e muzikës, e ndërtimit, paraqitja joshëse në gjëndjet emocionale ose në përshkrimin rrëqethës  të ndjenjave… Secila nga këto prirje të mendimit njerëzor që ekzalton shijen e njeriut e dokumentuar krioji degën e vet në fushën e Filozofisë, por të marra së bashku u njohën si Filozofia e Estetikës.  Njerëzit e ditur të lashtësisë, pa e kanalizuar dhe konceptuar se kujt shkence i përket bukuria e natyrës, bukuria hyjnore e dashurisë, ata nuk e dinin se çfarë shërbimi i kishin bërë jetës apo shkencës. Edhe pse ende nuk e kishin konceptuar si shkencë më vete, vlerat e bukurisë e të erotikës, influencën e tyre në gjithësi, e ndeshim qysh tek Platoni në veprën “Bashkëpirja” ose te  “Poetica”e Aristotelit.

Theksoj se nuk ishin këta të parët që i thurën himne bukurisë, dashurisë dhe që e përjetësuan atë si një ndjenjë hyjnore. Nëse ecim mbrapsht në historinë antike të Lindjes së Mesme, do të ndeshim pionierët e Estetikës. Arkeologët këto shekujt e fundit kanë gjetur mjaftë artefakte të debatueshme. Qysh 5000 vjet par.K në luginën e Nilit jetonin disa fise që merreshin me bujqësi, me punimin e qeramikës, në art arkitekturë dhe teknologji. Në bujqësi ndërtuan sistemin e kanaleve vaditëse qysh gjatë Mbretërisë së vjetër paradinastike. Shteti mblidhnte taksat, me sistem vaditjeje rriti prodhimin e të korrave, vuri në jetë projekte ndërtimi dhe zbatoi një sistem drejtësie për të ruajtur paqen dhe rendin.Qytetërimi egjiptjan lindi në vitin 3150 pr.K. Në Egjiptin antik 3000 vjet par.K, lindi  dhe u përdor Papirusi, mbi  fletat e të cilit shkruheshin herioglifet. Lindja e filozofisë në Greqi është shumë e vonët krahasuar me lindjen e Mesme. Më tepër se 5 shekuj para Luftës së Trojës, së cilës Homeri i kushtoi poemat “Iliada” dhe “Odisea”që filimisht u transmetuan gojë më gojë, si gojëdhëna ose përmes këngës në shek.VIII par.K dhe që u shkruajtën vetëm në shek. e VI par.K. Ndërsa në Lindjen e Mesme ishte zhvilluar kultura, madje  ishin hedhur  hapat e para te filozofisë të drejtësisë. Në Babiloni Hamurabi, që vdiq rreth vitit 1750 par.Kr, kishte përpiluar Kodin që u quajtën Ligjet e Hamurabit, që njihen si të parat kode ligjore të shkruara në botë. Të mençmit thonë: “Pa e studiuar Babiloninë nuk mund të kuptohet antikiteti. Babilonia sipas gjithë artefakteve konsiderohet si Civilizim i parë i zhvilluar për kohën që ekzistonte.” Kurse disa shekuj më vonë nga shkrimi i poemave homerike, dhanë vlerat e tyre në poezi, filozofi apo drejtësi, dijetarë në Lindjen e Mesme, si Omer Khajami me “Rubairat”,  Saadiu me “Gjylistani” e “Bostani”, si dhe në Afganistan Rumiu të cilat kanë vlera aktuale edhe sot në kohë moderne.

Ishte vonë kur u përcaktua termi se libri “Bashkëpirja” e Platonit apo “Poetica” e Aristotelit fund e krye ishin filozofi. Ende nuk njihej si koncept, kurse si shkencë as që bëhej fjalë, pasi gjithçka që ndodhte apo konceptohej i dedikohej dorës dhe mendjes së Zotit. Madje edhe ndërgjegjja e njeriut prodhonte fal fuqisë së tij hyjnore. Të gjitha përshfaqjet e së bukurës ishin meritë e Hyjnive.

Filozofia merret me problemet si ekzistenca,  dituria,  e vërteta, bukurialigji, drejtësia, vlerat, mendja dhe gjuha. Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve si:(misticizmi  ose  mitologjia),se jo vetëm bazohet në kritikë dhe sistematikë, por mbështetet në argumente të arsyeshme. Filozofia është shkencë që përmes arsyes vë në përdorim logjikën.

I pari që përdori termat “filozof” dhe “filozofi” është mendimtari antik grek Pitagora (Pythagoras 570-495 –par.er). Por si hartues i kësaj shkence është Aristoteli, i njohur si babai i Filozofisë. Koncepti “Filozofi” zëvendësoi fjalën “sofist” me të cilën në vetvete nënkuptonin gjithë “njerëzit e mençur”.

Për të arritur te lindja e shkencës së Estetikës,si një nga degët e filozofisë, është dashur të kalojnë  në gjashtë etapa zhvillimi, ku pasardhësja ishte më e avancuar nga ajo që u la pas.

Këto etapa ishin: 1-Filozofia antike,  2- Filozofia Mesjetare , 3-Filozofia e Rilindjes, 4-Filozofia e Hershme Moderne, 5-Filozofia e shek XIX, ose Moderne e vonshme, 6-Filozofia Bashkëkohore. *Le t’i shohim me radhë etapat dhe zhvillimet gjatë tyre, si dhe disa nga përfaqësuesit e tyre…* Filozofia antike ose e botës greko-romake (në vitet 600 pr.K-500 pas.K), etapë e përfaqësuar nga filozofët Platon e Aristotel, por historikisht të parët që hodhën themelet e kësaj shkence ishin Babilonasit, kulturë  që përfaqësohet me Hamurabin e Babilonisë që jetoi në shek XVIII par.K. i cili është ligjvënësi i parë në botë. Pas tyre shumë mendimtarë të tjerë e çuan më tej në rrugë të reja e të pazbuluara deri atëherë filozofinë, këtë shkencë, që kishte mahnitur njerëzimin. Duke kërkuar, eksploruar dhe analizuar arritjet e kohës paraardhëse, u munduan të zbërthejnë fenomene të panjohura, pse jo edhe, të padukshme dhe u dhanë përgjigje enigmave të mendimit human, që pareshtur pyeste në vartësi të zbulimit të të rejave shkencore si: “përse ndodh ky fenomen? A ekziston Zoti? Si u krijua dhe kush e ndërtoi Universin? Ç’janë yjet dhe a ka të tjerë trupa qiellorë? Në gjithësi ka vetëm një Univers apo ekzisojnë edhe të tjerë universe? Si u krijua dhe cila është e vërteta e Tokës ku jetojmë? Ç’formë ka Toka për të cilën deri në Mesjetë mendohej se ishte e rrafshtë? “ Duke kërkuar përgjigje për gjithë këto e sa të tjera pyetje, dijetarët e çuan shkencën e filozofisë një hap përpara drejt së vërtetës. Pa u vënë re dhe pas shumë kohësh studime, mes pengesash dhe kundërshtimi me kohën, me fenë, me padijen e shumicës, apo me smirën, egoizmin e të paaftëve dhe me pengesat e intrigantëve keqdashës, filozofët janë sakrifikuar, pa hequr dorë kurrë nga kërkimet e tyre për të arritur atë që synonin, megjithë kërcënimet e njëpasnjëshme. Një vlerë të madhe në argumentimin e Estetikës pati lindje e artit dhe e letrësisë antike greke, që fillimisht u shfaqën dhe u transmetuan mes gojëdhënave. Përfaqësuesit e saj ishin Homeri, Sokrati, Sofokliu, Platoni etje, ndërkohë mori hov letërsia latine me autorët: Virgjili, Horaci, Tibuli, Katuli, Dante, Petrarka, Karduçi Leopardi e….Një zhvillim pati arkitektura, skulptura, piktura dhe muzika.  Si dëshmi e arkitekturës antike mjafton të kujtojmë,arkeologjinë e qyteteve të Lindjes së Mesme, si në Mesopotami, Arabi dhe Egjipt, ndërsa në Evropën perëndimore, janë vepra të tilla si Akropoli i Athinës, Koloseu i Romës, Parisi, Londra, Vjena, Firence etje..

***

 

Le të shohim se ç’zhvillime patën këto degë të filozofisë në Iliri

Krahas kulturës botërore nuk duhet të anashkalojmë edhe kulturën filozofike të  hershme ilire, e parë në këndvështrime të ndryshme shkencore,  jo vetëm si vlerë arkeologjike apo historike, por për çudi këto artefakte të kulturës shqiptare parailire e parahelene, asnjëherë nuk përmenden si vlera estetike.  “Shkenca historiografike botërore e pranon njëzëri që trualli i Shipërisë (Xara pranë Sarandës, Lanabregasi rrëzë Dajtit, Bardhaj afër Shkodrës), ka qenë i banuar, të paktën qysh prej 30.000 vjetësh (nga fillimi i paleolitit). …kanë gjalluar njerëz shumë mijë vjet para ilirëve, të cilët kanë ardhur vonë në Siujdhesën e Haimit (Hemit), – autokton, parailir, parahelen – (emri i hershëm i Ballkanit të sotëm)… “Kurse etnos i stërmoçëm në Europë, shihet te trashëgimia që ka lënë, prejardhja parailire,  e provuar, jo vetëm  nga Rilindasit, por edhe dëshmitë e stërgjyshërve tanë nga Moti i Arbërit (shek.XV), nga koha e Lekë dhe Pirro Molosit, madje edhe më herët…Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916)e shpall hapur: “Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetëm ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar“( Dhimitër Pilika.“Pellazgët, origjina jonë e mohuar”.Sipas zbulimeve arkeologjike e antropologjike janë gjetur mjaftë vlera materiale kulturore estetike… si mure kështjellash, qytete  të varrosura, skulptura (tempuj, statuja, kollona, shtatore), punime artizanale poçerie, piktura, armë, enë, afreske, ura të punuara mjeshtërisht,varre të stolisur, mjete pune, copëza rrugësh banja me avull, sterna për mbledhjen e ujit të shiut, armë duke filluar që nga heshtat prej guri e deri te ato të hekurit, monedha me emblemat e mbretërve sundimtarë, bizhu, kurora, punime qelqi të zbukuruara me ornamente. Këto artefakte dhe sa e sa të tjera, shumë prej tyre të rralla në Evropë, a nuk janë një dëshmi e kulturës dhe qytetërimit ilir?  I pari që flet për një komb me tradita mijëvjeçare si  yni, për  origjinën e tij  është  filozofi e matematikani gjerman, Gotfrid Vilhelm Leibnic (1646-1716).  Por nuk duhet harruar që prej 1695, eruditët tanë Pirro Molosi, Gjergj Kastrioti, Barleti, Biçikemi, Bardhi, Bogdani, Nikoll Keta, Zef Krispi, Dorsa, Kamarda, De Rada, Ismail Qemali( i  pari që ndeshi në rrënojat e Dodonës pellazgo-thesprote) , Samiu, Spiro Konda, Kurrila, Shtjefën Gjeçovi,kanë hedhur drtitë mbi origjinën autoktone pellazge, parailire e parahelene.Me të drejtë

lind pyetja:

   *Përse lihen në errësirë të plotë?  Përse vallë bëhet një mohim i tillë?! Mos vallë qëllimisht për të vazhduar me mohimin e vazhdueshëm që i bëhet Shqipërisë, kombit më të lashtë në Evropë?

Duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, për fat të mirë, në Arkivin Sekret të Vatikanit, u zbulua një dorëshkrim i vitit 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamenë dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri kapituj: atë teologjik, filozofik dhe historic. I pajisur me autograf (emri e mbiemri i autorit) dhe vitin e mbarimit të dorëshkrimit”.Përderisa ky dokument ka pjesën filozofike, atëherë puna që kanë bërë studiuesit e huaj bashkë me arkeologët, antropologët  e gjuhëtarët shqiptarë duhen parë nën dritën e filozofisë në disa fusha dhe veçanërisht si zhvillime të shkencës së Estetikës. Një qendër antike me vlera estetike është Buthrotu(Butrinti ), i cili ekzistonte që para luftës së Trojës, sepse historikisht  Enea u vendos aty pas humbjes që pësoi ushtria Trojane. Më pas shkoi drejt gadishullit Apenin , ku njihet si themelues i qytetit të Romës. Vendlindja e Perëndive me Dionisin  Dodona Thesprote e ndërtuar shumë  më parë se Zotat të vendoseshin në malin e Olimpit. Veç amfiteatrit atje gjenden Tempujt e Hyjnive, si Dea, Diora dhe Diona. Këtu futen edhe qytetet antike e mesjetare ilire: Apolloni, Oriku, Fojnike, Trenit  (Prespë), Antigonea, Komani, Ploça, Bylis, Thromoni (Kanina), Berati, Dimali, Qyteza e Armenit, Olympia (Mavrovë-Vlorë) Lezha, Shkodra, Prizreni, Ulqini, Elbasani që kanë jo vetëm vlera arkeologjike të mëdha për nga mosha e ndërtimit, por dhe arkitekturore, apo ndërtimet urbane, si rrugët e gjera, banjat me avull të kalasë së Kaninës, Butrintit, Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit apo Krujës etje, që çmohen për ndërtimet dhe kanë vlerë të madhe estetike, ku a spikat bukuria, harmonia dhe ngjyrat. Vlerë e rrallë estetike janë bukuria dhe mrekullia e amfiteatrove,  (nga më të bukurit është ai i Dyrrahut). Përmendim statujat kushtuar mbretërve, Perëndive, heronjve që për njerëzit e kohës ishin idhuj. Këtu hyn edhe ndërtimet e kultit fetar, ku të mahnitin afresket e pikturuara që na sjellin nga lashtësia bukurinë e mendimit dhe të besimit, harmonizimin e mrekullueshëm, gjallërinë e ngjyrave e proporcionalitetin e habitshëm. Këto si dëshmi e qytetërimit të lashtë dhe mesjetar estetik i gjejmë në Butrint, Apolloni, Berat, Prespë, Zvërnec të Vlorës, Voskopojë etje. Për gjetjet arkeologjik të një qytetërimi të tillë shkruan Neritan Ceka:Mbreti ilir i fisit Ardian, Balaj që udhëhoqi në vitet 165-135 pr.K. Për fat nuk përmendet nga asnjë shkrimtar i vjetër.Bala mbretëronte në Rezana (gjiri Rizon) e famshme, kryeqyteti i tij pas Mbretit Gent. Për Balanë shkruan një prift, (viti 595).  Në lokalitetin Carine të Rezanës (sot Risan, Mali i Zi) u gjetën 4600 monedha të mbretit ilir Bala, një zbulim që nuk gjëndet për nga madhësia e thesarit dhe vlera e gjetjës arkologjike dhe estetike të kësaj natyre në Europë,”- ka deklaruar në vitin 2010 arkeologu polak Pjotër Diçek nga Universiteti i Varshavës.” dhe vazhdon …“ Këto monedha ngjallin interes për hulumtim, sepse po zbulohet një pjesë e historisë antike të Ballkanit nga koha e pushtimit romak,për të cilën ka pak shënime.Mbreteria Ilire ka pasur pasuri të mëdha. Vetëm romakët arritën te plaçkisnin 27 ponte ari, 11 ponte argjendi, 13000 denarë romak dhe 120 000 monedha ilire argjendi; orenditë e mbretit Gent dhe 220 anije…”  Këto monedha janë dëshmi e zhvillimit estetik dhe afikas të zejtarisë. Të këtij profili me vlerë janë dhe ndërtimet e kështjellave si fortifikime për mbrojtje, si e Butrintit, Antigonesë, e Beratit, e Thromonit( Kaninës, e Lisit( Lezhës) e Skutarit (Rozafa e Shkodrës), Durrësit,  akropoli i Antipatrea(Berati), Gjirokastra. Një vlerë estetike kanë qenë mozaikët, përmes të cilëve lexohen legjendat e moçme, si Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (Dyrrah); Ose, mes 40 objekteve, si monumente të kulturës kombëtare, qyteti i lashtë i Apolonisë zë vendin e parë, me 9 (nëntë) mjedise me mozaikë. “Teknika e mozaikut që tregon një punë artistike me vlerë për ngjyrat, përsosmërinë, madhësinë dhe proporcionalitetin e arteve të bukura, në vendin tonë ishte e trashëguar që në kohën antike. Ndër objektet  më të spikatura të zbuluara në Apolloni, mund të përmendim: Muri rrethues, obelisku,Temenosi, Porta me harqe të rreme,Portiku, Rruga për në teatër, Teatri, Fontana,Agoraja, Monumenti i Agonoteteve(Buleterioni, harku i Triumfit, Biblioteka,Odeoni, Tempulli i Dianës,Shtëpia e Athinasë,Dhoma e Akilit, Mozaiku gjeometrik, Dhoma e Nereidës, Banesa me impluvium, Bazilika paleokristiane, dhe Tempulli. Pra vetëm në Apolloni numërohen mbi 20 objekte arkeologjike,”( Aleksandër Meksi “Arkitektura e kishave të Shqipërisë, shek. VII-XV”, Tiranë 2004.) Zbulimi i bizhusë së rrallë në Antigone më 2012 që i takon kohës së mbretërimit të Pirros, e cila ka vlerë të rrallë arkeologjike, artistike , por mbi të gjitha është mjaftë estetike. Ky gur unaze apo medaljoni me ngjyrë të verdhë, që për specialistët konsiderohet një nga gjetjet më të veçanta. Sipas tyre, mbi këtë gur të qelqtë, gjysmë transparent, në formë ovale me përmasa 2.5 cm x 1.5. është gdhendur me mjeshtëri një skenë luftimi. Pas një studmi të gjatë prej vitit 1974 zhytësit shqiptarë bashkë me arkeolog vemndas dhe të huaj, u zbuluan Amforat në Karaburun, jo vetëm një pasuri e madhe kulturore dhe historike por është një thesar i rrallë estetik. si dëshmi e mrekullueshme e qytetit antik, Aulona i mbytur nën ujërat e Jonit. Në vitin 2007 e zbuluar në Lofkënd të Mallkastrës  varri më i hershëm që i përket një periudhe 3200-vjeçare, një varrezë e rrallë tumulare (kodër-varr), që sipas profesorit amerikan Papadopuolos “daton në vitet 1100 deri në vitet 600 pr K, ndërsa elementët e tjerë të gjetur mund t’i përkasin vitit 1200 pr.K, që dëshmon jo vetëm për lashtësinë por për një qytetërim të hershëm ilir. Mjaft vlera artistike dhe estetike kanë pagëzimorja e Butrintit, trikonkat e Linit dhe të Antigonesë, kodikët e purpurtë të Beratit (shek V-VI). Ndërsa shek. IV-VII paraqiten me disa vepra të rëndësishme, si Bazilika e Ohrit, Bazilika e Linit (Pogradec), Bazilika e Arapajt (Durrës), Bazilika e Bylisit (Ballsh shek.I par.K), në Bylis, Parku Arkeologjik . Qyteti i Bylisit ka qenë një nga qytetet më të rëndësishëm në Ilirinë Jugore. U themelua në vitet 370-350 pr.K dhe ka qenë kryeqendër e Bylinëve. Të një vlere të jashtëzakonshme artistike janë mozaiku i Baptiserit të Butrintit, mozaiku i Akropolit të Beratit (shek V-VI) që i përket antikitetit të vonët paleokristian, me vlera të rralla jo vetëm për Shqipërinë e Ballkanin por për gjithë Evropën. Janë  parë vetëm si artefakte të lashta nga pikpamja e vlerës historike. Por , edhe pse janë shumë të bukura estetikisht, si: kompozimi proporcional, harmonizimi i ngjyrave, kontrastet e dritë-hijeve, çuditërisht  është anashkaluar ndaj këtyre vlerave estetike të pamohueshme, duke  e lënë në hije zhvillimin filozofik që mbartin në vetvete të gjitha zbulimet arkeologjike në Iliri. Ka ardhur koha që studiuesit , veç vlerave të tjera, vlerat materiale arkeologjike duhet t’i shohin nën dritën e vlerave në Estetikë.

 

***

Filozofia Mesjetare në Lindjen e Mesme dhe Evropë

Ashtu si arritjet, edhe kalimi nga një stad në stadin tjetër më të avancuar nuk është bërë pa dhembje përsa i përket Arsyes dhe Argumentimit të Estetikës. Gradualisht u kalua në Filozofinë Mesjetare, e cila  kishte lindur në Lindjen e Mesme dhe u zhvillua në Evropën Perëndimore duke përfshirë vitet(500-1350). Kjo etapë nisi me rënien e Perandorisë Romake dhe vazhdoi deri në Rilindje. Vlen të përmendet poeti e filozofi Omer Khajami, i cili lindi në Nishapur të Irakut të sotëm ose Mesopotaminë jugore më 1048 dhe vdiq 1123. Poeti i qytetërimit islam ishte astronommatematikanë dhe filozof. O. Khajami ishte i pari që zgjidhi ekuacionet e shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do ta bënte me të njëjtën metodë Dekarti. Ai u muar edhe me numrat irracional dhe gjeometrinë. Në mënyrë gjeometrike zgjidhi ekuacionin e panjohur deri atëherë  “{\displaystyle x^{3}+200x=20x^{2}+2000}Trekëndëshi i Paskalit”, që gjen koefiçientet e fuqive të binomit, që ka qenë i njohur shumë më para nga Khajami. Ai ndërtoi një Observator më 1073 konstruktoi një kalendar diellor shumë herë më të saktë se ai Gregorian. Edhe sot në Republikën Islamike të Iranit punohet me kalendarin e O. Khajamit.

* Sipas studiuesve vihet re se në fillim të mesjetës , ose qysh para vitit 1150, filozofët perëndimorë kishin humbur kontaktet me filozofinë Antike, pasi mungonin përkthimet e saj. Ai që do ta mbyllte hendekun mes periudhave filozofike dhe do të vazhdonte mendimin filozofik europian, ishte dijetari Arab, që lindi dhe zhvilloi studimin e tij në Spanjën myslimane. Ky është filozofi Abu al Valid ibn Ahmet ibn Ruzhdi, i njohur në Evropë si Averroe, Averroes, apo Aven Ruiz, lindi në Kordovë më 1126 tre vjet pas vdekjes së Khajamit.. Studimet e këtij gjeniu mbi veprën e filozofit të madh antik, i dhuruan Perëndimit Latin shkëlqimin e munguar të Filozofisë së Aristotelit. Idetë e Averroes patën  ndikim të thellë në mendjet e ndritura të filozofisë dhe teologjisë perëndimore. Ndër ta përmendim Tomas D’Akuinin, Beikon, Espinozën, Leibnic etje. Averroe mori një kulturë brilante.  Pasi studjoi Kuranin, jurisprudencë, teologji, si dhe astronomi, letërsi, matematikë, muzikë  e biologji, por rezultatet më të larta i pati në mjeksi dhe filozofi.  Si mjek personal i Kalifit Abu Jakup Jusuf, që i kërkoi të analizonte veprën e Aristotelit, të cilin Averroe e adhuronte dhe e shihte si mendimtarin gjenial dhe gjigandin që kishte arritur tek e vërteta. Të apasionuarit e Averroes mbi filozofinë në tërësi dhe shkencën e Estetikës në veçanti,si degë e filozofisë, u dënuan për “Averroizëm”. Madje edhe Dante Aligieri, i cili tek” Ferri” i referohet Averroes, u dënua për “Averroizëm”,pas vdekjes. Ndaj libri i tij“De Monarchia”u dogj me urdhër të Papë Gjonit XXII. 

  Me 38 veprat e tij, Averroe renditet ndër emrat më të mëdhenj të mendimit filozofik botëror dhe estetik. Në gjithë artet e veçanërisht në letërsi si dosmosdoshmëri zuri vend të rëndësishëm Oratoria. Si degë ndihmëse e Estetikës,që vinte në dukje vlerat e saj, oratoria ka lindur qysh me Platonin, por me kohë avancoi krahas zhvillimit të letërsisë, artit skenik dhe filozofisë së Estetikës.

*Me Retorikë ose Oratori (latininisht) kuptojmë aftësinë e përdorimit të mënçur të të folurit ose të shkruarit me qëllim për të bindur ose për të kënaqur lexuesit apo dëgjuesit.

Nuk mund të quhet estet i mirëfillt ai njeri që nuk ka shprehi në të folur, në të shkruar, në deklamim, kur perifrazon një autor, ose kur citon vargjet e një poeti brilant.

Zhvillimi shkencave në tërësi  e çoi shkencën e filozofisë në një epokë të re, në Rilindje, -1350-1600– dhe njihet si tranzicion mes filozofisë teologjike të Mesjetës dhe mendimit modern. Gjatë Rilindjes latinishtja humbi rolin e saj si gjuhë standarde e filozofisë. Ndërkohë u zhvilluan artet humane, si historia dhe letërsia, në qendër të të cilave objekti kryesor i reflektimit filozofik, u bë njeriu. Gjatë Rilindjes u zhvillua Filozofia Natyrale me pëfaqësuesit e saj, Françis Bakon, Xhordano Bruno, i cili ishte 7 vjeç kur u ngjit me të atin në Vezuv dhe tha se bota është e rrumbullakët. Për evulocionin që solli në Univers, e dogjën në turrën e druve, i cili para se të jepte shpirt, tha:E megjithatë bota është e rrumbullakët dhe e pafund” Bashkë me reformatorët e krishtërimit, lindën degë të reja të filozofisë si:  filozofia politike, Etika dhe Utopia. Etika si degë e filozofisë, e cila ka të bëjë me normat e sjelljes në shoqëri në punë ka lidhje të ngushtë me Filozofinë e Estetikës.

***

 

  Ç’vlera estetike gjejmë në Shqipëri që i takojnë kësaj periudhe?

 

*E kësaj periudhe është edhe kultura shqiptare me Bazilikën e Ballshit. Rrënojat e Bazilikës së këtij qyteti bashkë me rrënojat rreth saj njihen si Manastiri i Shën Mërisë. Aty u gjet” Epitafi i Gllavinicës (22 mars të vitit 1373), ndoshta edhe kodikët më të vjetër të Beratit, Bazilika e Apollonisë .Për vlerat e mëdha kulturore të  Apollonisë flet arkeologu Aleksandër Meksi: “ Qyteti i Apollonisë (sot Parku Arkeologjik) ishte një nga portat e La Via Egnatia” rrugës antike që lidhte Gadishullin e Apenineve, pra Evropën me gadishullin  e Ballkanit dhe nëpërmjet tij lidhte Evropën me Azinë e largët Shih:( A.Meksi, Arkitektura e kishave të Shqipërisë, shek. VII-XV, Tiranë 2004.)

*Zhvillimit filozofik të Rilindjes i takon Meshari i Gjon Buzukut(1555), vepra më e vjetër dhe libri i parë në gjuhën shqipe që ka mbërriur deri në ditët tona. Buzuku veprën e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Që nga botimi e deri me 1740, për dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur dhe e panjohur.Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, atë e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Kësaj periudhe filozofike i takon edhe  Historia e Skënderbeut”, që i takon kësaj periudhe filozofike, që është shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran dhe u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510. Vepra e Buzukut që u shkrua në kushtet e  pushtimit osman, është  një vazhdimësi e kulturës shqiptare, si ajo e Marin Barletit, e cila u pasua me veprat e Pjetër BuditFrang BardhitPjetër Bogdanit, Zef Serembes etj. në gjuhën shqipe. Gjatë kësaj etape u ngritën vepra arkitekturale që edhe sot për nga mënyra e ndërtimit kanë lënë pya h gojë kritikën bashkëkohore dhe kanë mrekulluar filozofët e kohëve moderne, për nga mënyra e ndriçimit apo jehona e zërit në një kohë kur mungonin qendrat e zërit. Po të kësaj periudhe i përkasin veprat e kultit islam në Orient, xhamit e Stambollit si Sulejmania, sokakët  e kalldrëmta të Stambollit, sistemi ujor (40 çezmat) janë projektuar dhe ndërtuar nga shqiptari  Arkitekt Sinani i quajturi(Mikelanxhelo i Orientit). Mjeshtri i projektimit dhe i ndërtimit arkitekt Sinani projektoi dhe ndërtoi xhaminë Sulejmanie në Vlorë ose siç quhet  Xhamia e Plumbit ndërtuar më 1541, që ruhet si monument Kulture.  Kurse një nga 7 (shtatë) mrekullitë e botës gjatë Rilindjes në Akra të Indisë Taxh Mahalli apo “Tempulli i Ëndrrës” u ndërtua po nga një arkitekt shqiptar, Mehmet Sedefqari, që kishte ndërtuar edhe Xhaminë Blu, vepra, në të cilat filozofia e estetikës  për nga bukuria, ndriçimi, transmetimi i zërit në çdo kënd të saj, kishte arritur kulmin  e kryeveprave në estetikë…

 

Vazhdon…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s