Poezi nga Miltiadh Davidhi

miltiadh

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

 

UDHËTIM PËR TEK VETJA

 

Herë-herë i iki kohës, e mbetem
Jashtë kohe, si astronaut jashtë anijes kozmike
Hapësirës së pafund të lëvizjes,

Atëherë dal dhe e kërkoj veten,
Se në cilën pjesë të hapësirës kam mbetur,
Në cilën pjesë të dritës, dashurisë, dhimbjes,
Apo të natës së tretur,
E në cilin yll të vendos ëndrrën,
Realitetin, a zhgjëndrrën.

Dhe kur i afrohem,
Gjej diçka të harruar në të, ndër krahë reje,
Diçka që fle dhe e zgjoj,
Diçka që ende shpreson
Në rigjetjen e përsosjen prej meje,

Diçka si zemër e ndaluar,
Për një kohë të gjatë e harruar,
E që befas fillon të punojë…
Kurdo që vete, eh, ndoshta,
Dhe atëher kur më s’do shkojë…

E gjithmonë ruaj ritmin e ecjes
Me merakun se mbetem jashtë nga ajo,
I pa kohë,

E bëj kujdes, se,
Megjithse koha shfaqet e qetë
Në heshtje të vret,
Pa pyetur se në cilën moshë je.

Udhëtoj për tek vetja,
E globin mbi shpinë mbaj si një burrë
Ku gjallon dhe jeta dhe vdekja,
Pa më mposhtur kurrë.

 

 

MË FLUTURON NËPËR SHPIRT…

 

…Po ai vajtim i pëllumbit
Për shoqezën e vrarë,
Po ai pikëllim i lisit
Për renë e vdekur.

Kam sytë të mbushur
Me atë kohë
Që s’e kemi më,

Dhe mjerisht na duhet
Të jetojmë
Si pëllumbi e lisi,

Me atë ç’ka mbetet
Nga jeta dhe vdekja.

 

 

NËPËR PARQE TË GLOBIT

 

Vështroj nipërit, se si luajnë nëpër parqet moderrne
të globit, me duart plot me lodra
si ëndrra të bukura,
E më vjen pranë fytyra e fëmijërisë së mjerë
Me duart e zgjatura si degë drurësh vjeshtorë
të etura qoftë dhe për
Një gjethe lodre të vetme,

Kur si kuaj lodrash shaloja retë e pluhurit,
Kur litarin e dritës lidhja mbi një degëz
kaltërsie e gëzoja
Duke u munduar të arrija lartësive
Ylberet e ëndrrave, kur yjet e mëngjeseve
Mbështillja me letër
E i rrumbullakosja duke i kthyer në topa
bashkë me shokë

E luanim nëpër rrugica ëndrre
Në mungesë të fushave e parqeve,
e na dukej, ky top qesharak,
Si një diell i vogël
Që na ndriçonte fushën e lojërave tona,
Ndaj vraponim të kënaqur pas tij
dhe ngroheshim prej rrezeve
E dritës që lëshonte,
Duke e gjuajtur me këpucët
E grisura të Lulit të vocërr.

Dhe më vjen të qaj për fëmijërinë time,
E cila nuk e ka mundësinë
të lind më
Në një kohë të re.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s