Ç’ ËSHTË NJË DASHURI ? / Poezi nga Drita Lushi

14642818_1346615652045198_699237408_n

Poezi nga Drita Lushi

 

 

Ç’ ËSHTË NJË DASHURI ?

 

Ti mund të kesh njohur aq shumë gra,
sa ndoshta …s’ di
Si është një dashuri…
Ose, ose…,
të flasësh,
të qeshësh
të përmendësh fjalën “të dua”
S’ është, si të duash të plote një grua.

 

***

Dashuria,
s’ ështe mëshirë,
as dëshirë.
Nuk është vetëm puthje dashuria,
as dy trupa në një.
Ajo ështe frymëmarrje e gjerë sa deti …
e mund të tundë edhe malet nga vendi,
jo më, fjalët e shpirtrat që çdo çast
duhet të ndiejnë njëri-tjetrin pranë edhe pse larg…

 

***


Mos ma ngatërro zemrën kështu…
nëpër udhë,
që s’ mund t’ u dal në krye.

 

***


S’ shembet bota
pa një dashuri…,
por,
unë s’ jam Bota… e di?

 

@ Drita LUSHI

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s