Zenepe Luka

zenepe-905x395

Zenepe Luka

 

Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjecar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi në Elbasan, kreu stuimet e larta në fakultetin e Shkenvace Politike Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.

Profesionin e vështirë të gazetares do ta niste në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas redaktore në revistën “Shqiptarja e Re” për të vijuar në të përditëshmet “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, etj.

Një kontribut të vecantë Zenepe Luka ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, në Librazhd, ku për shumë vite ka punuar si lektore në Muzeun Etnografik, duke ushtruar edhe profesionin e saj si gazetare. Në vitin 1994, u largua nga qyteti i lindjes dhe u vendos në qytetin e Vlorës, ku ka punuar dhe vazhdon të punojë si gazetare.

Nga vitit 1994 deri në vitin 2004, ka qënë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetën “Ballkan” dhe nga vitit 2007 në vijim është gazetare e gazetës “Telegraf”.

Krahas profesionit të vështirë të gazetares, Luka i është përkushtuar edhe krijimtarisë artistike, që zë fill që në rininë e herëshme duke botuar vjersha, tregime në shtypin letrar të kohës, por nuk mundi të botojë vëllime me poezi, për shkak të trajtimit të temës së lirikës. Seria e botimeve të librave të Zenepe Luka, nis në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998 botoi librin publicistik “Vlora, Vlora”, që përcjell kronikën e dhimbshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë.

Libri “Unë gazetarja Rebele” botuar në vitin 2001, përcjell tek lexuesi rrugën e vështirë të gazetares shqiptare, që i është dashur të sakrifikojë dhe rriskojë tërë jetën e saj, në emër të profesionit dhe misionit për të përcjellë të vërtetën. Libri “Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002. Aty pasqyrohet një eveniment shumë i rëndësishëm, Kuvendi i parë i gruas së shquar shqiptare, ku protoganiste, është vetë Zenepe Luka.

“Rrëfej Nermin Vlorën-Ishim Tri”, është libri voluminoz, që përcjell figurën e Ambasadores së Kombit , mbesës së Ismail Qemalit, Nermin Vlora, problematikën e madhe që ka gruaja shqiptare. Ky libër u botua në vitin 2005. “Violeta Manushi, kryezonja e skenës”, që u botua në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera të autores. Në maj të vitit 2008, doli nga shtypi dhe u promovua libri i saj “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe vetë këngëtari i shquar Italian Al Bano Carrisi.

 

 

13482877_141862786235274_3304135829171464527_o

Në muajin korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane “Dashuri shqiptare për Al Bano”.

 

 

images

Në maj të vitit 2013 botoi librin voluminoz “Kjo është Jeta Ime”.

 

Autorja ka në shtyp librin: “Edi Luarasi, Dramë e Jetës dhe Skenës” si dhe librin “Jabanxheshat e Vlorës”. Përvecse gazetare në profesion, shkrimtare, Zenepe Luka, jep kontributin e saj edhe në shoqërinë civile. Ajo është themeluese dhe Kryetare e shoqatës Kulturore “Al Bano Karrisi’, që kryen aktivitet kulturor që nga viti 1996 në Vlorë, si dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”. Fondacioni, kryen veprimtari të rëndësishme mbarëkombëtare.

Gjatë karierës si gazetare, por edhe në krijimtarinë letrare, në qëndër të vëmëndjes së saj, ka qënë dhe mbetet problematika e gruas shqiptare. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Evën dhe Redin. Për kontributin dhe vlerat e saj, Zenepe Luka është vlerësuar me “Mirënjohjen e qytetit të Prizrenit, Mirënjohjen e qytetit të Librazhdit, Mirënjophjen e Bashkisë së Vlorës, Mirënjohje nga Kuvendi i 10-të i gruas së shquar mbajtur në Bruksel, Mirënjohjen nga Shoqata “Iliria” Hajdelberg Gjermani etj.

Në muajin nëntor të vitit 2011 në Forumin botëror të gruas, mbajtur në Pekin, Zenepe Lukës i u dorëzua çmimi “Grua e shquar” nga Presidente e Federatës së grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës zonja Chen Zhili. Në muajin korrik të vitit 2012, u bë qytetare nderi e Celino San Markos, vendlindje e këngëtarit të famshëm Italian Al Bano Karrisi, me rastin e promovimit të librit “Dashuri shqiptare për Al Bano”. Në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare dhe fillimit të karierës, Zenepe Luka vlerësohet “Mirënjohja e Labërisë” akorduar nga shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s