OLTJONA SELAMAJ, NË LIBRIN “KUR FLASIN ZEMRAT…” / Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

OLTJONA SELAMAJ, NË LIBRIN “KUR FLASIN ZEMRAT…”

Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

Siç është bërë e ditur dhe më parë, ka dalë nga shtypi dhe është në qarkullim libri im, “Kur flasin zemrat…”(Tiranë, 2016).  Në këtë botim të ri flitet për afër 65 poete e shkrimtare, artiste e veprimtare të njohura (shoqëruar me mjaft fotografi): nga Shqipëria, Kosova e trojet tjera amtare. Gjithshtu ato janë nga ngulimet e shqiptarëve, si në shtete të ndryshme të Evropës, por dhe në Amerikë e Kanada.Librin në fjalë e pason ai i mëparshmi, “Për ju, krijuese” (Tiranë, 2015), ku është shkruar për 91 shqiptare të tilla.

mr-1

Ballinat e librit “Kur flasin zemrat…”(Tiranë, 2016)

Ndërmjet shkrimeve, për krijimtarinë e këtyre mikeve krijuese, kam patur  kënaqësinë që të botoj  edhe atë me titullin, “Oltjona Selamaj përuron dy libra poetikë, në “Art Galery”-Tiranë, në faqet 104-107. Në të, flitet se kjo autore, në shtator 2015, paraqiti përpara lexuesve të interesuar kryeqytetas përmbledhjen me poezi, “Panorama e shpirtit”.Ai ka 105  faqe dhe përmban 95 poezi të bukura, të ndara në katër cikle: “Pakëz qiell, nga ky qiell”, “Magneti i syve”, “Jam engëll i dërguar” dhe “E veçanta ime”.

Hyrjen e librit e ka shkuar  Kristaq F.Shabani. Ndërsa edhe vetë Olta, aty ka pak radhë. Ndër të tjera, ajo shkruan, me sinqeritet: “Në adoleshencë,  shpërthimi i ndjenjave poetike ishte një llavë e pandalshme vullkani emocional, ku gjeja qetësi e paqe, në kërkim të botës dhe vetëvetes…Poezia ishte mikja ime më e sinqertë, pasqyra e çdo ndjenje të brendshme, e cila, me fjalët e saj,  herë të ëmbla e herë të ashpra, më bënte të kuptoja më mirë ndjesitë e mia për botën e njerëzit, natyrën e problematikat sociale…”.

mr-2

Ballinat e librit poetik, në shqip, “Panorama e shpirtit”, nga O.Selamaj…

Libri tjetër me poezi, në gjuhën italiane, i cili u përurua po atë ditë, e ka titullin “Angelina luce”(“Drita engjëllore”).

Po, Oltjona  nuk e ka ndërprerë me kaq krijimtarinë e saj poetike. Megjithëse në emigracion, pra më banim në Rimini të Italisë, ajo gjen fymëzimin të shkruaj prsëri poezi të bukura. Ndër to, janë edhe ato kushtuar  vendlindjes, mallin e pashuar për njerëzit e saj më të dashur e të respektuar, për Shqipërinë, të cilën e mban prherë në mendje dhe në zemër.

mr-3

Faqe të librit, ku është botuar shkrimi për poeten Oltjona Selamaj…

…Me këtë rast,  i urojmë nga zemra autores Oltjona Selamaj: Shëndet të mirë, arritje në çdo fushë të jetës dhe krijimtari të pandërprerë poetike,  sasiore dhe sa më cilësore! Shpresojmë dhe besojmë që ajo, përsëri, do të kthehet ndërmjet lexuesve të kryeqqytetit tonë, për të përuruar libra të saj.

Tiranë, 1 shkurt 2017

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s