DRITËRO AGOLLIT (Kolosit të poezisë me rastin e 85-vjetorit) / Poezi nga Ajet Shala

12274452_1020117858059990_1780509447687612939_n

Poezi nga Ajet Shala
 
 
DRITËRO AGOLLIT
(Kolosit të poezisë me rastin e 85-vjetorit)
 
I
 
Nuk e kam parë Devollin
me mollishte e livadhe
Nuk kam pirë unë
në krojet me ujë të kristaluar.
Ah, të ishe bir i Skënderajt
me ditë flamurtare
E unë të përkundesha
mes maleve borëruar!
 
II
 
Rakinë e fundit
të vreshtit për ty do ta ruaj
Verën më të ëmbël
do të doja ta shtroj në tryezë
Me një tel lahute
do thurja këngën e pambaruar
Nga një stan Kopiliqi
qumështin e deleve do të sjell.
 
III
 
Me mushtin e fjalës tënde
Me mushtin e fjalës tënde
do të ngop shpirtin
Në fjalën e mençur
e shoh atdheun dhe më pranë
Me atë det krenarie
do ushqej djalin e nipin
Rrugës së pafundme
do i jap ngrohtësi dhe zjarr.
 
IV
 
Dëgjoj zërat e blertë të Devoll
në male mbi Menkulas
Ku liqeni i Prespës kaltëron
ku poeti mjalton muzën e art
Shkronja ari lartësuan atë pendë
në shtigje malesh dhe trotuare
Atje rizgjoj muzën hijerëndë
me shpirt poeti që bleron shpate.
 
V
 
Atje rizgjohen lutjet me këmbana
në qiparis vargu trokëllin
Tingëllojnë si rrufe malesh të larta
në piedestal rrinë me poezinë.
Si shandan shkronja ndriçon
vallëzon fjala mes kujtesës
Shkon vargu si mjellmë në liqen,
tek flakë e zemrës.
 
Giubiasco. Ch
13 tetor 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s