Poezi nga Anila Kruti

14494750_1855608144725519_8856567313972508863_n

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Trëndafilat
 
Zjarri i tokës brenda lëkurës sime.
Djeg…
U çel një degë,
u mbush me trëndafila midis gjinjve.
Këmisha e blerimit tim,
Hiqe …!
(e re,ne ……Eros)
 
I ngjava një pjergulle
…si ajo.
…atje,
Degëzat njomëzake i zgjaste të puthte diellin.
Zvarritej nëpër çati rrëzë një tjegulle.
Ah!
i ngjava një pjergulle…
 
 
 
Fryma ime me vargje Iliadash
 
Itaka ime është ullishte .
Mos, m’i prekni ullinjtë e shpirtit me krahët e gjatë!
aty ,ku flenë kuajt e lirisë.
Gjurmët e tyre i mbushin shirat e bardhë .
Zbathur vrapoj nëpër Itake me këmbët blerim.
O Perëndi, ranë
tërë vdekjet e mia
mbi gjurmët e kuajve.
Itaka e ullishtes,
fryma ime me vargje Iliadash…
 
 
 
Të rrisim dashurinë
Bir !
 
Të shkëputa nga drita e mitrës sime
ku dashuria rrinte mbi faqe si hënë,
dhe fryma e ngrohtë si diell.
Të rrisja duart kureshtare që prekën jashtë,
botën e ftohtë…
Botën që do te donim dhe s’ është.
Më fal, bir !
Të solla në një bote ku njerëzit vdesin dritën.
…të vrasin ngadalë.
Më fal bir, më fal!
E nisëm me gëzim dhe dhimbje
e nisëm me të qarë …
Destinë e fatit njerëzor, për të kujtuar se loti duhet tharë me dashuri.
Ti je i mirë…
Dielli im!
Ti je bota ime, une bota tënde.
Bashkë bëjmë botën e madhe, të paqtë.
Bir …!
Gishtat e mi do t’ i rris t’ i bëj fëmijë, që me dorën tënde të jenë lidhur bashkë,
të të përqafojnë,
si tani.
Ndjemë, bir !
Të desha që në farëz,
do të dua edhe në përtej botës.
Andaj, hapi krahët
Përqafoma shpirtin,
të rendim pyjeve.
Të rrisim dashurinë. ..
Biri im !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s