Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

16559056_1577040182324532_2137728203_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
 
PA KUSHTE
 
Të dua
edhe po qe se,
nuk kërkon sentenca dashurie
 
Të dua
edhe po qe se nuk shkruan poezi
 
Të dua
edhe po të presësh njërën këmbë
Unë do të të shëtis çdo ditë nga liqeni
dhe do të puth pjesën e mbetur
 
Të dua
edhe po u çmende
Do të të gjej një vend të bukur,
ku të rrish me zogjtë e me mua…
 
Të dua
edhe po të përmbyset bota
e të mos jemi më
 
Të dua vërtetë!
 
 
 
TË LUTEM
 
Të lutem!
Mos ma lër dorën bosh!
 
Në s’ ma mbush dot
me nxehtësinë e dorës tënde
mbushma me dritën e mungesës së akullt.
Mos ki frikë
do ta duroj kët’ dhembje.
 
Të lutem!
Mos ma lër dorën bosh!
 
Nëse s’ ma shtrëngon dot
me unazat e mallit tënd,
mbushma përplot me boshin e harrimit.
I vetmi rast,
kur plaga e shtrëngimit nuk dhëmb.
 
Të lutem,
mos ma lër dorën bosh…!!
 
 
 
PËRQAFIM
 
Nëse mendimet e tua janë të trishtuara,
si një pengesë e rrjedhjes së gjakut në damarë
a do mundet të kaltërohet oksigjeni yt
e të klorofilohet e jeshilta e jetës tënde
nën diellin e krahëve të mi të hapur
në një përqafim të paqtë…
Peri i holle i fjalës, është heshtja
e fjollë e purpurt e mendimit është poezia!
Unë jeten e vura në fije të perit,
dhe besova symbyllur, tek dashuria…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s