Poezi nga Fatma Jasini
NJË ZEMËR…
Iu ngjita majës më të lartë të një mali,
Në kërkim të një zemre që fshihej aty prej kohësh,
E kush e di se sa zemra e kanë lënduar këtë zemër,
Që ka gjetur ngushëllim në ngrohtësinë e të ftohtit..!
Dhe unë shkova, e mora këtë zemër,
E mbajta në duar lehtë e ngrohtë,
E u ulëm në një fushë mbushur plot lulëkuqe,
Një zemër fillon të më rrahë në dorë..!