Meqë ventingu nuk është për “sërën e lartë”, siç tha diku kryemnistri, deklaroj: / Nga: Përparim HYSI

D E K L A R A T Ë!

 

Perparim hysi

Nga: Përparim HYSI

Meqë ventingu nuk është për “sërën e lartë”, siç tha diku kryemnistri, deklaroj:

Unë, i sërës poshtë, që quhem PËRPARIM HYSI, kam këtë deklaratë:

Kam punuar 41-vjet në arsim dhe jam pensionist. Nuk kam as shtëpi dhe as katandi veç pensionit tim të “madh”, sa shlyej qeranë e shtëpisë ku jetoj. Ç’mbetet shlyej tërë detyrimet që kam ndaj shtetit: dritat, ujin, telefonin dhe si “qejfli” i madh klubesh për çdo ditë në orën 6 të mëngjesit gjerb dhe ndonjë kafe ekspres. Mandej, si qen i rrahur, kthehem në shtëpinë që kam me qera dhe, tek meditoj, i kam zili ata të “sërës së lartë” që janë aq të zotë sa kanë vënë pasuri sa mund të konkurojnë fondin rezervë të shtetit. Kanë vila dhe shtëpi, po marrin “kredi të buta”, se ato të”ashprat” janë për hallkun, por unë as të”ashpra” nuk marr dot se jam pensionist. Si pensionist, ngrysem, por dhe mund të mos gdhihem dhe, për të mos paragjykuar, po e lë për së gjalli këtë deklaratë.

Dhe diçka tjetër ( epo falet kujtesa që po e shteron e një të moshuar) kam dhe diçka: ime shoqe që ka punuar 35 vjet merr 137 mijë lekë të vjetra pension.

Së fundi, për të qetësuar dhe ata të”sërës së lartë”, unë me gjithë time shoqe kemi vizë amerikane deri në vitin 2019, por,meqë unë jam si iriqi që do ferrën e kam mbyllur njëherë e mirë rrugën e emigrimit dhe pres të vdes këtu, në vendin tim, ku “mishin e ha babai dhe kockat këlyshi”.

E pranoj që jam këlysh dhe do vdes duke lehur. Gjatë pensionit kam shkruar 14 libra me prozë e poezi dhe nuk kam fituar asnjë kacidhe dhe si”pasanik” i kam dhuruar bbiliotekës së Fierit dhe asaj KOMBËTARE nga 5 libra për secilin titull.

Duke e mbyllur këtë deklaratë, uroj ata të”sërës së lartë” që të relaksohen në “konfortin” që mezi e kanë rregulluar me aq “sakrifica e mundime”.

Tiranë, 6 shkurt 2017

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s