Poezi nga Nikollë Loka

nikolle-loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Magjistaret këmbëzbathura

Në pasqyra hëne
sheh detin,
lugetërit e natës
përloten.
Ndër flakë mëkatesh
kalojnë pa u djegur,
minutat dhe orët.

Pylli i natës
ende i pashkelur,
shtegu prush e zjarr.
Këmbëzbathura për udhë
po shkojnë magjistaret,
drejt agimit që zbardh.

Në terrin e netëve
një reliev me hije,
ku shuhet epshi i ëndërrave.
Magjistaret këmbëzbathura
vënë duart në zjarr,
para se agimi hap zemrat.

 

Për të ecur

Për të ecur përpara
duhet ëndërruar,
në ëndërra që ecin përtokë.
Shkeli me këmbë
e preki me duar
që të ndihesh i fortë!

Të ndihesh i fortë
do të thotë të mos rrëzohesh,
kur këpucët
të rrëshqasin nëpër baltë.
Se baltën e than
dielli që vuan,
kur lind
prej kohës së vranët.

Për të ecur përpara
duhet ëndërruar,
në ëndërra që mbeten mbi tokë.
Mbështetu mbi veten
kujto të kaluarën,
kujto: Kur të jesh keq
ke pak shokë.

 

Unik, un-ik

Unë jam un-ik, unë ik,
e për ikjen flas,
për një copë udhë që po soset,
ku rrjedh një krua ujë,
nën shprehjet monotone:
mirëmëngjes,
a je, si je burrë!

Unë jam un-ik, unë ik,
pasi mbledh një copë kohë,
pasi shkel një copë udhë,
këtë që shkela me këmbë,
atë që shkela me sy,
atë që s’do ta shkel
më përtej…
Unë jam unik, un-ik,
dhe kur s’do të jem…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s