Poezi nga Eliverta Kanini

16508176_1443595762339020_3217178519886175252_n

Poezi nga Eliverta Kanini

 

JO VETËM PEMËT ÇELIN

Sa ditë e bukur kjo e sotmja!
Jo vetëm njerëzit, por edhe teshat i gëzohen
Gjithkënd ka nxjerrë jashtë nga shtëpia
Të ndjehet bukur në dritën e saj
Kjo ditë me diell…
Lum kush dashurisë iu fal kësaj dite
Mjerë kush ta shijojë siç duhet s’mundet
Nga njerëzit, si lumenj janë bymuar rrugët
Rrobat u rëndojnë e ju djersijnë trupat
Dielli u rri tek sytë dhe u ndez në heshtje buzët
I fton të puthen
Të duhen…
Njerëzit s’guxojnë të zbërthejnë bluzat
Kaq bukur, kaq ngrohtë
Kanë frikë mos çelin sythë…

 

E SHKUARA DHEMB SIDOQOFTË

E shkuara dhemb sidoqoftë!
Është motra e madhe e së tashmes
Na rriti ashtu siç mundi e siç diti
Na gëzoi a lëndoi pa dashje nëpër çaste
Por s’do ta bëjë më, kjo kohë e vdekur
E paharruar qoftë, si kujtim mbetur!

E shkuara dhemb sidoqoftë!
Me pamundësinë e rikthimit pas në kohë
Na mban peng për gabimet që bëmë
Sidoqë të përsosemi, ajo na gjykon
Për të shkuarën, sot hamë veten me dhëmbë.

E shkuara dhemb sidoqoftë!
Edhe kur na risjell ndërmend të bukurën si në film
Me lotë malli e përcjellim, në dilemë nëse e jetuam rrejshëm
Na mungojnë ato çaste dikur të magjishëm
Ne romantikëve të pandreqshëm.

E shkuara dhemb sidoqoftë!
Na mbarsi me ëndrra që po vetë na i vrau
Pa shpjegime e ledha na rrëfeu udhëjetën
Asnjë shpresë s’na ngrohu teksa përpëliteshim
Sido që e jetuam, prapë në borxh i mbetëm.

E shkuara dhemb sidoqoftë!
Në përrallën e së ardhmes është zanafilla
Është rrënja që ushqen pemën e jetës
Kur një peme i lëvdojmë lulet e frutat
Se ato duken, ato shohim nëpër degët
Duhet thënë:- lëvduar qofshin rrënjët!

E shkuara dhemb sidoqoftë!
Kur e tashmja shkrihet gazit e çel sythe
Kur e ardhmja shihet qartë pa gjyslyke
E shkuara krihet në karrocë paraplegjike
Pa mundur ti ndjekë por as ti mbajë
Sheh e shihet tek simotrat e saj
As ato s’kanë kuptim e as vlerë
Kur përjetohet, e shkuara dhemb
Por s’mund të jetohet dy herë…

 

PËRDITSHMËRI ËNDRRE

Gjithë ditën
ne jemi rreth e rrotull planetit
në kërkim të njëri- tjetrit.
Vjen nata na gjen në planetë të tjerë
universin si dritare hap ,të të gjej
ngjyej gishtin me hënë
e vë tek buzët
ti e sheh
merr puthjet…
Mbush zarfe me zemra dhe vargje
mëngjeseve t’i bëj pragje.
Ti pengohesh aty duke gugitur
si pëllumb i bardhë
duke mu bërë ngjarje,lajm…
Para se ditës t’i nisim fluturimin
njëri-tjetrit i dhurojmë qiellin
Pa u prekur…
Pa u gjetur…

 

VDJEKJES

Në fillim vdekja ishte një zonjë e panjohur për mua
Si fëmijë, më dukej një përrallë pa “happy and”
Që nuk më vishte me të zeza
Nga humbja e personazheve pozitivë
Veç mërzi më sillte, dhe brenga…

Më pas u bë një realitet, por i largët
Që më merrte idhujt e mi nga ekrani
Të muzikës, të filmave, të humorit
Edhe autorët e librave të dashur
Shqipëtarë apo të huaj.

E pashë vdekjen diku në horizont, kohë më pas
Kur e vuajta, e preka, dhe filloi të më prekte
Sa herë shkova e erdha në vendlindje
Më të shumtët, i njihja në varreza
Sesa përshëndetesha rrugëve të qytetit.

Kur në lagje vdekja erdhi vërdallë nëpër komshinj
Qëndroi tek një shtyllë me lajme funeralesh
I lexova kurioze shpalljet për vdekjet e tyre
Dhe parajsë urova për të gjithë me mënd
Hijen e vdekjes, ende pa e ndjerë rëndë.

Si mike e paftuar, kur vdekja më gjeti
Tek gjyshër, kurshërinj e familjarë të tjerë
Mi mori të gjithë pa më pyetur, pa rradhë
Të shtrenjtët e mi të ikur, sa shumë!
Të dashur rreth meje, oh sa të paktë mbeten!
Në dy mbretëri ma ndajnë veten…
Vdekja, nuk është më një e panjohur tek unë
Sot, kur në kafé të hidhur ma shndërron jetën.
I numëroj të gjithë të ikurit e mi, si engjëj
Dhe vdekja, më bëhet e ëmbël…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s