Poezi nga Zhaneta Barxhaj / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Valltari pa këmbë”

zhaneta-barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Valltari pa këmbë”
 
 
 
PAQE
 
Të biesh në gjunjë para teje,
të lutesh pambarim.
S’do të thotë të lahesh nga mëkati.
Ti vendos nëse meritoj falje.
Mos më braktis…
Edhe kur të tjerët më braktisin.
Mos më lejo të bie në mëkate,
se vetëm atëherë do të çlirohem.
E nëse iki e endem larg teje,
më thirr dhe do të dëgjoj.
Dhe nëse do të më lejosh…
Do të ulem në këmbët e tua
të gjej paqen…
 
 
 
NDIHMË
 
Gjendur mes intrigës,
palmuç me rruazën e fundit,
luftojmë…
Gjethnajat shoh tek bien.
Të përbuzura nga trungu i vet,
të braktisura…
Luten mos t’i shkelësh!
Të vyshkura, të lodhura,
kërkojnë të na vijnë në ndihmë,
e përzihen me tokën pa pendesë.
Ne, qeniet më të larta të arsyes.
Nga egoizmi kemi harruar fjalën “ndihmë”.
Një fjalë më bën të lumtur,
e sërisht më bën të qaj.
Nuancë e padukshme,
në gamën e gjerë të pigmenteve të mia…
 
 
 
GRAHMË
 
Kërcinj të thatë
të zhubrosur
jeshilë,
nga poret e mykut gërryejnë deri në indin e mbramë.
Të shqyer kërkojnë të ngjiten pa fund,
derisa u del e fundit grahmë helmi dhe inati.
Gjithmonë përherë gjithkund dhe askund,
frymojnë në eterin jetësor…
Valltari pa këmbë
 
 
 
ASFIKSIM
 
Si gjithë qeniet e botës bëjmë frymëmarrje dhe frymë nxjerrje.
Në ndryshim nga të tjerët,
mushkëritë tona janë më të vrara, më të ngushta.
Si pantallonat sezonalë,
të ngushtojnë deri në dhembje, e prapë të pëlqejnë.
Nëpër ferra gjakosemi, bukosemi,
nuk e hapim dritaren për pak oksigjen.
Shohim nga larg gjithë frikë, të ngrirë, të asfiksuar.
Me dhëmbët që fërkohen nga të dridhurat,
e lëshojnë atë shijen e zmaltit të grirë,
që sa vjen e hollohet, zverdhet…
 
 
 
SA VAPË
 
Kreshpërohen, drithërohen akrepat vampire.
Të ftohtë, stoikë, të pabesë, tringëllojnë mbi ballinën.
Gërryer nga sëmundjet, tretur nga etja,
vilanepsur nga era e gjakut,
dergjet pa jetë
vetë Jeta…
Pluhuri e mbulon, e tret,
poshtë në ftohtësirën akullonjëse.
Të qeshura histerike zbresin,
më godasin timpanin e veshit në këtë ditë ziatare.
Uff!! … sa vapë!!!!
Valltari pa këmbë
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s