Të kam pritur … / Poezi nga Agron Shele

Agron Shele
Poezi nga Agron Shele
 
Të kam pritur …
Të kam pritur,
kur vjeshta lotonte përmes sysh
rrëzimin e të fundit gjethe
grisë së qiellit të grisur nga retë
dhe muzgjeve të ardhur më herët
këtu në parkun tashmë të harruar
dhe stolit, mbetur si murg i vetëm.
Të kam pritur
përmes fjollëzave të borës,
vallëzimit të mijëra fluturave të bardha,
që lehtas preknin shpirtin tim
e treteshin kujtimeve të largëta
atje, mes trotuarit ku rendnin hapat tanë
gjurmëkohës…, tashmë të kthyer në trisht.
Të kam pritur
tek kopshti i ndiçuar nga hëna
dhe feksjes së dritës zbehtësi
shfaqur ashtu, si Mona Liza
e derdhur ëmbël në botë ëndërrimesh
mbrëmjeve të vona ardhur kaq beftas
kapur pas fatit, të cepit të një ylli.
Të kam pritur
në shtratin e një vale thinjur nga trazimet
dhe tinguj që thyhen harkut të violinës
në të kuqen ngjyrë të tablosë pikturë
zbritur përtej kulmesh gjer në dejet dhimbje
trokitur kaq fort e larguar si hije
horizontesh të fshehtë mbetur perëndimesh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s