PUTHMË, MOJ E DASHUR – Poezi nga Sergej Esenini / Përkthyer nga Jorgo Bllaci

Sergey_Yesenin

Poezi nga Sergej Esenini
 
 
 
PUTHMË, MOJ E DASHUR
 
Puthmë moj e dashur puthmë
Gjer në dhimbje gjer në gjak
S’e duron dot ftohtësirën
Zemra ndezur zjarr e flakë
 
S’ është kupa e përmbysur
Mes gazmorëve për ne
Ti një gjë kupto moj mike
Veç një herë rron mbi dhe
 
Shih në mes të errësirës
Hënën që shkëlqim vërshon
Sikur t’ish një korb i verdhë
Përmbi tokë fluturon
 
Puthmë de se kalbësia
Këngën time ma këndoi
Ka të ngjarë qielli lart
Fundin tim parashikoi
 
Eh moj forcë që venitesh
Do të vdes kjo s’ka dyshim
Vetëm dua t’i puth mikes
Buzët gjer në fundin tim
 
Që pa turp edhe pa drojtje
Ëmbëlsisht kur t’ëndërroj
Tok me shushurima vishnjash
“Jam e jotja” – të jehojë
 
Që si shkuma përmbi kupë
Drita mos na shuhet ne
Ndaj këndo moj mikja ime
Veç një herë rron mbi dhe.
 
 
Përkthyer nga Jorgo Bllaci
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s