Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra : 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës na kujtonë të gjitha sakrificat shumëvjeçare të popullit të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit në rrugën drejtë lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra : 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës na kujtonë të gjitha sakrificat shumëvjeçare të popullit të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit në rrugën drejtë lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

 

skender_kodra

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D

Me rastin e shënimit të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,Akademik Profesor Dr.Skendër Kodra,Ph.D ka uruar qytetarët e Kosovës. nëpërmjet rrjetit social Facebook ka dërguar mesazhe urime për të gjithë popullin e Kosovës.

“Nga thellësia e shpirtit tim ju uroj Ditën e Pavarësisë dhe ju falënderoj secilin nga ju për sakrificat që keni bërë për lirinë e vendit tonë.

Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të komandantit legjendar, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari,tribunëve tjerë të lirisë Akademik  Prof.Dr.Ibrahim Rugova, Magjistër Ukshin Hoti, Sali Çeku, Zahir Pajaziti, Rrustem Bruqi, Shkelzën Haradinajt e mija dëshmorë tjerë.

Sot Kosova përulet me pietet para kujtimit dhe veprave të pashlyeshme të brezave të tërë që u shkrinë për atdheun e tyre, për lirinë dhe përparimin e tij.

Shpreh bindjen më të thellë, se kjo ditë e shenjtë për Kosovën dhe kosovarët shënon fillimin e ri për një të ardhme të ndritur për vendin tonë, me besimin e plotë se energjitë tona janë të orientuara drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D

 

New York, 16 shkurt 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s