KOSOVA / Poezi nga Bedri Dula

bedri

Poezi nga Bedri Dula
 
 
 
KOSOVA
 
Mbi ballin si lëndinë betejash u rrite
Ngrite kokën lartësive shiko qiellin sot
Në shekuj lufte gjurmë gjaku trupit mbetur
Zgjohu në krahët e shqiponjës fluturimi
Yjet ngado dritën shpërndajnë kaltërsive
Sa hije të paskën ngjyrat e lirisë mbi sy
Nëpër kohëra plagësh ruajte në gji flamurin
Bijtë e tu u flijuan në breza gjaku etërish
Nënë Shqipërinë e pate krahëve mburoje…!
 
Zgjohu ti me këngën e zogjëve shtegëtimesh
Amanetët e trimave në krismat e pushkëve
Në zemërën tënde flejnë shënjë emblemash
U ngrite mbi legjenda e mite ti bijë heroike
Ecje nëpër zjarre e furtuna kafshove terrin
Djepa burrash në arena luftrash skalite
Nuse e bukur veshur si princesh hedh valle
Në shtatin tënd rilindin fate të reja drite….!
 
Zgjohu Kosova ime me pishtarin në duar
Rrugës sate si lule të bukura ngrihen pas
Çamëria,Toplica,Malësia dhe Iliria udhësh
Shqipëria u thërret në dsmën e madhe feste
Kosova zgjohet në qiellin plotë yje lapidaresh
Neser dielli mbi trojet tua dritën shpërndanë…!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s