Janko PALI , një nga përfaqësuesit e traditës kulturore të Bregut / Mendime nga Agron K. Mema

 

Janko PALI , një nga përfaqësuesit  e traditës kulturore të Bregut

 

Agron mema

Mendime nga Agron K. Mema

Janko Pali mbetet një nga figurat më të ndritura të kulturës së bregdetit jugor me veprimtarinë shoqërore dhe letrare të tij.

Por ai nuk ndalet këtu:

Ai është një arshivë e gjallë që rrallë e ndesh në personalitete të tjera të kohës që jetuan.

Një figurë poliedrike dhe me një erudicion të gjerë mbetet një nga personalitetet e respektuara të trevës së tij.

Dokumentacioni i grumbulluar nga koha që jetoi , por edhe hulumtimet dhe studimet e kryera nga vet janko, sot përbëjnë një thesar me vlera të paçmuara dhe të jashtzakonshme si një kontribues në memorien trashëgimore historiko-tradicionale të popullit dhe trevës së tij.

16830231_1227682310681376_1659246569_n

Në shkrimet e tij letrare vihet re një ligjërim me fjalor të qëruar nga barbarizamat, klishetë, steriotipet dhe sqetulloret togfjalshe të huja për shqipen letrare, por duke u mbështetur edhe në të folmen tradicionale krahinore me qëllim për të qenë autentik në veprën e tij, ç’ka e bën atë krenar me historinë e fshatit dhe krahinës të cilën e deshi dhe i përkushtoi gjith talentin e tij. Ky autencitet vihet re në përdorimin e zanoreve fundore “ë” dhe “o”, mjaft e përdorshme në të folmen e përditshme bregase, por ai i shmanget me finesë viktimizimit krahinor të lëvrimit të shqipes së shkruar.

16839585_1227682000681407_562311249_n

Janko Pali

Janko Pali hyn në panteonin e figurave të ndritura të Bregdetit himarjot dhe më tej në visarte kombëtare , sepse vepra e tij ende mbetet e papublikuar plotësisht dhe si i tillë dhe autori i saj, Janko Pali , mbetet deri diku i mjegullt në auditoret e kulturës kombëtare. Përpjekjet e të birit, Petraqit, për botimin e veprës së tij, besoj do ta vendosin në peidestaline merituar, pavarsisht se bashkia e Himarës dhe Qarku i Vlorës i kanë dhënë vendin e merituar e të nderuar, ai ka merita kombëtare dhe si i tillë duhet ti njihet kjo vlerë.

E përgëzoj shpirtërisht mikun tim, Petraq Pali , për nismën e botimit të plotë të veprës dhe krijimtarisë së Jankos, megjithse një punë tepër e mundimshme për vet faktin e volumit të krijimtarisë së Jankos dhe faktit tjetër se herë pas here ka publikuar pjesë nga arshiva e lakmuar dhe tepër e pasur e Jankos.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s