Poezi nga Arqile Vasil Gjata

Arqile Gjata - 1

Poezi nga Arqile Vasil Gjata

 

DITA E BARDHË
Me rastin e përvjetorit të Pavarsisë së Kosovës

Sot, në dittën e bardhë
së larti, nga thellësia e shpirtrave çohet me jehonë
i shënjti lis,
Adem Jashari!

U çelën portat e Festës!
Në atmosferën e qiellit, në frymëmarrjen
e Kosovës një botë e re…
Për të kuvenduar me etërit
Bac Ademi,
nga zemra e maleve hapon drejt Kullës.
ku ende është i varur qielli i vranur.

Është në këmbë…
Me fytyrën veshur me diell
nëpër gurtonët(1) e flakëruar
këndon këngët e lirisë,
që kanë një emër.

Në të gdhirë
me të dy krahët mbledh yjet
në qiellin e zjarrtë,
i shtron në sofrën e madhe
të Ditë-Lindjes.

Si rreze drite rend nëpër Dardani
e bashkë me gjakun e shokëve
kënga ‘’ U Kry Bac’’
i japin Ymër(2) Mëvetësisë…

Nga vlaga e tokës
pëshpërimat e shpirtërave të vrarë
kanë çelur luleborat..!

1-gurtonët– nëpër gurët
2-Sipas mitologjisë Ymri është ai që i dha jetë Burrit.

 

SHËN VALENTINI SI NDJESI NDJENJASH…

Në vigjilje të ditës…
Sot, Ti me buzëqeshje të lumtur
gjendesh në krahët e të dashurit tënd
mbushur me lule.
Shpirti ynë shëtit mbi një cop hëne
dhe së brendëshmi e papërshkrueshmja, e jona dashuri
kujton ditën e Shen Valentini-t si ndjesi ndjenjash
të shijshme si jeta.

Zënë prej dore, nëpër një ëndërr, ne do puthemi
si atë ditë të bardhë pranvere,
brenda robëdishambrit të kuq, dy gjinjtë e tu
pikonin gjithë ëmbëlsi buzëve të Shën Valentini-t.
Mos i harro ato netë, me ngjyra të kuqe,
dhe deti nëqeshte kur na shikonte të dy bashkë.
i mbanë mend ato ethe…?

Shen Valentini do vi prap, si atë natë
Përsëri dhe sot
zemrën e ndjej të lehtësuar kur dielli ti zbardh flokët,
në fytyrën tënde të bukur dashuria po më thërret
si frymëzim ndjenjash për Shen Valentini…

 

DHE DIMRI “VDES”…

Keni parë se si dhe dimri vdes…?
Vdes nëpër peisazhe bore
kur jeta për rreth
pak e nga pak pa asnjë gjurmë ftohtësie,
përpjetë maleve hije ngricash
që qajnë kur del hëna
e një këngë dashurie fillon me zë të ulët.

Drurët e pyllit si të hiqnin shpirt
nuk flasin kur shkrihet bora,
ndonjë ulërimë ujku shuhet tek rrëshqet posht,
nëpër lumin e Vjosës ujra shkumëbardha shkasin
në ato ujra që rrjedhin këqyrim veten,
dhe kur nëpër pemishte nuk bie më borë e dita rritet
…është koha kur bukurisht dhe dimri do “vdes”!

 

NDODH…

Shpesh vijnë poet, mbledhin karrige
nëpër salla
u lexojnë vjersha atyre që pijnë raki.

Këto takime bukurisht janë ngazëllyese
pasi dhe karriget mësohen
të dëgjojnë poezi…
më pëlqenë dhe mua ajri ledhatues
kur karriget joshen me poezi…

..Porosi miqsore!

Në mëngjes
kur të dalësh nga shtëpia
xhaketën lerja komshies,
në se mbanë syze dielli…
dhuroja qenit
që shëtit me zonjën,
pemët e rrugës lidhi me rypin
e pantallonave,
më pas ulu në mes të bulevardit,
shkruaj emrin tënd…!

..Ndërtova një shtëpi!

Po e ndërtoj vet një shtëpi…
Sot do mbledh gurë nga rrënojat e malit
nesër ca rreze dielli si dritare
më pas ca pëllumba
për të gatitur ballkonin e shtëpisë,
duke u çapitur rrugëve, i heshtur
e mora në krah…

Fillim muaj…

 

MENDIME TË SHKRUUARA NË SHËTITJEN E MËNGJESIT!

1
-…mbi brymë mjegulla zbukurohet,
rrezja e dielli
mbledh lotët e tyre

2
-Heshtja nuk është e dukëshme
prej saj mora fjalën
t’ja u dhuroja fëmijëve.
3
-Në ato vegla muzikore të akullta
dhe pas vdekjes
këndohet madhështia e botës.
4
-Vetja ime ka shumë zhurmë…
kur shëtis nëpër jetë
ajo zhurmë më bëhet poezi.
5
-Flokët në kokën time
janë këngët
që mbaj gjithë jetën mbi kuriz.
6
-Nuk ka më këndeza,
agimin e lajmërojnë…
të rinjtë e përgjumur
që kthehen nga diskoteka.
7
-Ah…këto këpucët e shkreta,
më vrasin në çdo stinë,
ku të gjej një qeveri
të mund t’m blej një palë këpucë,
të rehatohem!?

 

One thought on “Poezi nga Arqile Vasil Gjata

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s