Poezi nga Dhimitër Nica

dhimiter nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

MË KA LODHUR KJO BOTË E NGATËRRUAR…

Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes,
jo vetëm nëpër brigje e në korije,
aty ku macja luan me gjalmin e gjyshes
dhe kur tufat shplodhen nëpër rrëza e hije.

Aty ku merr këngën vet bregu i lumit,
aty ku fëmijët zhyten e notojnë,
aty ku një dallëndyshe puth shkarazi pëllumbin
e fshihet nga njerëzit se e përgojojnë.

Aty ku ka ajër të pastër,thellë nëpër fshatra,
sa thith e thith e s’ngopesh dot,
aty ku ndizen frutat e gruri lëshon pendë të arta
dhe bjeshkët na dhurojnë veç ujë i ftohtë.

Aty dua të jem 100 jetë rresht, për çdo vit,për çdo mot,
larg nga grataçielat,autostradat, nga zhurmat e porteve…
Jam rrekur me llustrat që mban nëpër skuta kjo botë,
dua vetëm këngën e ëmbël dhe tingujt e zogjëve…

 

BOTA NGA E PARA

Sonte të gjitha gjërat i dua nga e para,
sonte dua vetëm t’më këndojë ajri,
dua të shoh bukuroshe të këndshme,të gjalla,
dua që vetëm unë ta prish magjinë i pari.

Dua fusha me lule e lëndina erëmirë,
dua ca bletë mbi to,të thithin nektar…
Dua ta puth diellin në mal ende pa gdhirë,
dua shtëpinë trathyer,ku më rriti me mall…

Sonte unë dua shumë e s’dua asgjë,
nga ky ballkon magjik me diellin përballë!
Pranë ti hirexhveshur po më ndez edhe më
e vetja po më duket krejt si në përrallë.

Sonte do ndjej atë që s’ndjeu njeri në botë
dhe muzgu nina-nana po na bën magji!
Gjaku po fërshëllen në damarë e aortë
sonte bota po fillon prapë,nga unë e nga ti…

 

Apostolate

Kur unë shkruaj për gjigandët,
në mendje më ekranizohen liliputët…

* * *

100-të e ca të mira ia harruan…
E përgojonin: ” sa njeri i keq…! ”

* * *

Gjithmonë fliste për shumë fëmijë,
Zoti e kishte e lindur stira…

* * *

Mimozat epshndjellin nëpër rrugë…
Pranvera po zgjon sythpetalet…

 

SHPËRFYTYRIMI I ATDHEUT

Disa të rropën,të tjerë ta grisën lëkurën!
Ata që morën «çelësat» nga lëngu yt thithën…
Ta prenë njërin krahë,të copëtuan këmbën, hundën,
Degë me kokrra të pjekura, nga trupi yt shqitën…

Jemi të çuditshëm ne shqiptarët!
Kur të hedhim dorën,të kemi bër gati pritën…
Harrojmë legjendat, heronjtë, të parët,
Të vrasim jo rrallë natën e të ”qajmë” ditën…

Ti përsëri je i gjerë e nuk ke dalë kundër…
S’i hodhe në koshin e plehërave shëmtyrët,
S’u ktheve kurrizin e s’u bëre shurrën,
Megjithëse edhe po ta bëje, do kishe bër detyrën!!!

 

MARRAMENDJE

Kofshët e tua
të rrumbullta,të rrumbullta,
deri lart në rrëzë,
aty ku
ka bër fole Perëndia…
Vise të virgjëra,të ç’virgjëra,
nuk di pse,
hallakatin mendtë e mia…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s