Poezi nga Vaso Papaj

Vaso papaj 1

Poezi nga Vaso Papaj

 

Më fal, Elvis!

Me fal, Elvis!
Të kisha vënë katër një ditë
Dhe ditë të tjera rresht.
S’e dija që babai të kish mbetur
Me lopatë mbi sup
Anës sheshit tonë “Omonia”,
Që s’dashka kurrë të heshtë.

Më fal, Elvis!
Atë pasdite vonë ma shqeve xhaketën
Rrugicës, në varreza.
“Ta pastroj unë varrin, Zotniii…
Njëmijë lekë,… vetëm…”
Nata ndërkaq
Po hidhte mbi ne ca re të zeza.

Më fal, Elvis!
Befas, sa më njohe, gojëmekur mbete,
Si atje, në klasë,
Kur s’dije sa bënte pesa në katror.
Po me këtë më solle në vete.
Ndaj,kokën ta ngjesha gjatë
Me dhimbje, në kraharor.

 

Jozef Jon

Ish financier turisti çek, vinte nga Praga.
Te klubi “Panorama” na dha nga një konjak.
Me golin, ç’entusiazëm! Çekia kish fituar,
Ndaj dhe nga ne një dopjo e kishte fare hak.

Çudi, kaluan çaste, me gozhdë e me patkua,
Anglishten nuk e dinte, unë gjermanisht aspak,
Rusishten kur përmenda, sesi u shtrembërua.
Një atmosferë e ftohtë na mbyti dhe për pak.

Atëherë nga kujtesa i nxora nja tre emra.
Edhe rendita: Veçesllav, Palah edhe Havel.
U ngrit në këmbë, gatitu e sa si ndali zemra.
Një fjalë të vetme tha –simbol – edhe u çel.

Do t’doja t’i thonim dy fjalë për Hashekun,
Kunderës edhe Kafkës, ia dinim historinë.
Se zgjidhjen kisha gjetur, pa imituar Shvejkun:
Të kishim gjuhë të vetme: lirinë dhe diturinë.

Nga xhepi befas nxori një kartë identiteti.
Lexova: Jozef Jon, nga Praga, datlindja dyz’tetetë
Dhe gishtin e drejtoi mbi shkronja, tek mbiemri,
Sikur më tha: Më ke këtej, unë jam nga Joni det.

Ish financier turisti çek, nga Praga e vjetër.
Te klubi “Panorama” na dha nga një konjaak.
Mos ish nga Joni, vallë? Mos rrënjët kishte gjetur?
Ndaj edhe unë ngrohtësinë nuk e kurseva aspak.

 

Pas njëzet vjetësh

Dhe po s’qesh më, pas njëzet vjetësh,
Do dua prapë të të takoj
E në kuzhinë, (zakon poetësh),
Në sytë e tu thellë të ngulmoj.
S’ka gjë për rrudha, për flokë të thinjur,
Buzëqeshja jote do t’i shkëlqejë
Dhe flladi i agut do t’na ketë nginjur,
Ashtu së bashku kur të na gjejë.

Dhe po s’qesh më, pas njëzet vjetësh,
Do t’dua prapë, si zjarr që mbron,
Të vij në dhomë, si ëngjëll shtretësh,
Të shoh jastekun si ma qafon.
E nëse gjumi të ka zbuluar,
Me frymë të lehtë të të mbulojë.
Gjersa me diell të jesh praruar,
Atëherë me heshtje le t’më largojë.

Dhe po s’qesh më, pas njëzet vjetësh,
Do vij të t’gjej si zonjë mbi zonjë,
Me mbesa e nipër, mes ditësh, netësh,
Të shfletosh vargje shkronjë për shkronjë.
E ndonëse botës dhe pas kaq vjetësh,
Më e madhja vlerë prapë i mungon,
Aty në librat e mi, mes fletësh,
Fle dashuria, që e shpëton.

 

Persekutorëve

U linda në pallate si rob lufte.
Jetova në bodrume si në karantinë.
Po diellin s’ma rrëmbyet dot
E detin dot s’ma pitë,
Ndaj tani s’ma heshtni dot as poezinë.

E pyes: ku vallë e keni zemrën?!
Po mendjen, ku e keni, gjithashtu?!
Fort mirë e di nga keni ardhur
E fronin Zotit pse s’ia zutë…
Të paktën, kërkojani një ditë poetit
Pak shpirt nga shpirti i tij i butë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s