Cikël poetik nga Edmond Shallvari

%cf%86%cf%89%cf%84%ce%bf%ce%b3%cf%81%ce%b1%cf%86%ce%af%ce%b10958

Cikël poetik nga Edmond Shallvari
 
 
 
Kostumi im
 
Më qep një kostum me copën e qiellit
Për jakë dua copën e reve
Për mëngë rrezet e diellit
Për pantallona zikzaket e rrufeve.
 
Për xhepat mos ki fare merak
Kostumin e dua pa xhepa
Dua të provoj në jetë sadopak
Veten time një bote pa monedha.
 
Ndërkohë rrobaqepësi pasi dëgjoi i habitur
Më tha llogarinë për kostumin e porositur.
 
@Edmond Shallvari
 
 
 
Më mirë Njeri
 
Ti më jep atë që as Zoti nuk e di
Sepse e vërtetoi me Marien e tij
Duke lënë përgjysmë kënaqësinë e vet
Atë kënaqësi, që vetëm dashuria e jep.
 
Privilegj i njeriut kjo kënaqësi
Po ta dinte Zoti, do kthehej në Njeri
Po mos e dinim ne, do i ngjanim atij
Më mirë Njeri, se sa Perëndi.
 
@Edmond Shallvari
 
 
 
Kur bashkë pinë birrë…
 
Kamarier, na sill dy gota me birrë!
Nuk kam roitur, mos u çudit
Jemi dy veta për t’i pirë
Unë i dukshmi, e tjetri shpirt.
 
Unë jam Edmondi, babai është përballë
Gjithnjë jemi bashkë, pandashmërisht
Për ty mbase duket si përrallë
Ku fantazia bën reale një mit.
 
E shikon kamarier që nuk gënjej?
U përgjysmuan gotat njëkohësisht
E ku ta dish, çfarë ndodh, o kamarier
Kur bashkë pinë birrë, trup e shpirt.
 
@Edmond Shallvari
 
 
 
Olimpi shqiptar
 
Mbi tokën e djerë u ngrit një mal shpirtrash
Mbi majën e malit, selia e Perëndive u ngrit
Perëndi me pamje engjëlli e shpirt shtrigash
Ndjekur nga turmat e popullit-Sizif.
 
Jetuar kështu lumturisht të keqen
Të mirën jetuar kështu mjerisht
Shndërruar në skllav gjysmën e vetes
Gjysmën tjetër shndërruar në trup pa shpirt.
 
Shembëlltyre e Zeusit i pari i fronit
Karikaturë perëndish të tjerët pas tij
Kthyer në djaj gjithë engjëjt e Zotit
Mbi malin e shpirtrave, shqiptarit Olimp.
 
Fatkeqi i lumtur, shqiptari-Sizif.
 
@Edmond Shallvari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s