Poezi nga Beqir Binishi

Beqir binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

në burgun e urithit

jo të gjitha kthinat janë të ndritshme
vrapova ta gjej portën
kah drita që hynte vrimës së çelësit
mbi një trëndafil e gjeta këmishën tënde
më humbi dëshira të të shoh
pa faj jan të burgosurit e urithit
që nuk shohin me fol
në tunel nuk hyn dielli
e humbin kuptimin syt dhe shkopi i bardh
hamendshëm rrugën e bëjnë banorët.

 

mjegullnajë

edhe kur mjegulla e mbulon
sheshin e dëshmorëve
si qefini të vdekurin
çudi që gjithë këtë lesh
popull sylesh
që sa kohë vetës ia vesh
mjerimi secilit në sy i buzëqesh
shpresa kalon në agoni
në zemra fiken qirinjtë.

 

Pavdekësia

ajo ishte fine
ishte edhe poete
e kurrë nuk e shkroi
një poezi për qenien e saj
ju kushtua vetëm shpirtit.

 

Ajo e sjell pranverën

sa ngjajnë pemët me njerëzit
i shtriva krahët si pema degët
për një qastë si mu tjetërsove
në ato kanarinat këngëtare

u luta krahu im i djathtë
me qenë dega prehjes sate
zemra ime mu bërë foleja e jote
qiell i kaltër për fluturim

po ti ike kanarinë nuk e di sa larg dhe ku
në qiellin e truallit tim kurrë nuk u ngrite në fluturim
në mes hyri një dreq të trembi për mua të foli keq
ndoshta tani të zitë e ullirit e heq

ndoshta fluturon në qiellin me re
e botë e akullt të ka trishtuar
me terrin e maskuar

kur ndërrojnë stinët nuk i shijoj
shpresa buzëqeshjen e mbjell
ti vjen e sjell pranverën
edhe kur dimri është në mes.

 

në lartësinë e tyre

lisat kur u mbuluan nga mjegulla
mes vete nuk u pan
u ulen këmbëkryq në kuvend
besa e ndriçoi rrugën tutje.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s