FATI I MOTËRZËS NË RRUGË / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
 
FATI I MOTËRZËS NË RRUGË
 
Nga botës ç’i dije dhe asaj që vinte
në vënd numëro rrinte frika
e ti motërzë as më e vogla as prirësja
para vëllezërve gati tu , me ta ishe përherë më e mira.
Me duar mbi qafë i rrije, shikimet të ciknin
përparimet e intelektit të tyre dhe torren e lartë të librave.
 
Asaj frikës si qasje bukurinë që të rrinte
këmbëkryq mbi fytyrë, ije e xhible
ty aq të bënte, sa s’dije se e kishe
përndryshe nuk do kish qënë ajo bukuri.
 
Si buzëqeshje të bindur ti e solle pas.
kureshtjet për të fillove të kërkoje,
po tjerrja e bëmave të hundëthyesve
bota ç’ka dije, të ardhmes s’ja prezantojë.
 
E ti shkunde supet e sigurtë që prapësitë e reja
ty jetën s’ta ngatërronin.
 
Të rejat janë shpuzë në cilëndo gojë.
 
Ora mbi puls s’shikohet
kur krem lëkura fillon të provojë
as nën yll e as në hënë.
 
 
Shkathtësia e bukurisë tënde pikasjes së dikujt
nuk i shpëtoi, e la të voziste në provokime naive
si bota e mureve ku rriteshe .
 
T’i jepje shpullë jo çilimiu…
 
Nga viset e halleve të botës e nga përgjimi cinik i asaj që do vijë
bukuria jote domozdo që mbante,
vëllezërve su rrije më gati tu
një kopsë mbi kraharor lije hap
mermer të ngjanin supe e gush
kofshët e barku pak nxjerrë jashtë.
 
Po si të tjera bukuri shtojzovallesh
të ëmblat rrush,
rreth botës tuaj arrihet pa mund,
arrijnë në të bijtë e katundarëve,
të emigrantëve, që s’sosin këmbë në vrap
bijtë e rrogëtarëve,
bijat që rendin pas në ç’do konkurs…
 
…Pse su bëre pëllumbeshë, lajm floriri në sqep?
 
Sa mësove bukurinë e kishe ndër të tjera
kërkove fillin që s’të ndante me fëmininë.
Mes bukurisë e dalldisë të viteve në adoleshencë
tu fut dhuna dhe përkatësia e injorancës me famë beterr…
…si koha torollake që shkon
mizore si ajo që do vijë.
 
Për fare ta morën të drejtën për qarje.
 
Mpirja nga pësimet , e pazonja për zgjidhje.
 
Sa i është lakuar botës së vjetër bukuri e vashës
e sa e kushtëzon atë që do vijë
shtrënguar nga e tashmja
për kë e ka ja kthen në bela e frikë.
 
Qëllo në fluturim si shpëtime të argjëndta.
 
Më parë ti s’dije motërzë e vogël,
Qëllo në fluturim si shpëtime të argjëndta.
Po sot djemtë e gjithë vëllezërit pse s’dalin
nga qarku të pyesin?
Akoma duhet gjak bukuroshesh ,
akoma duhen arkivole anonim
për t’i hapur rrugën bukurive të rriten si duan perënditë
pa llogaritur sisët në sa shifra arrijnë,
po t’i lënë të lira buzëqeshjet dhe dallditë
që bota dhe se pa skena pa mëshirë
më mos i braktisë në fatin e vdekjes
po tu mësojë çamarrokërinë e asaj që do vijë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s