Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Kujdesu për mua
Kujdesu për mua,
se gënjehem shpejt.
I qepem dritës,
si xixëllonjes atëherë…
Po u vrava, keq,
më duhet të vdes e…
kush dëgjon,
tringëllimat në ferr….
….
Kujdesu për mua,
se më rrembejne vargjet,
me murosin në strofë,
në mëngjes më rikthejnë…
Më zgjojnë nga pluhuri,
më falin zemrën tjetër,
më veshin buzëqeshjen,
sërish… më rrëmbejnë…
Kujdesu për mua…