Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Një cep qiell

Kur pafajësia përplaset
muzgjeve të trishtë
e ëndrrat përhumbin në të fundit horizonte,
përthyer spektrit sy
zbret poshtë
një krah engëlli i bardhë
ndriçuar mjegullash të varura
në petale lulesh
pikuar shpirtit në ngashërim
lulëzuar ndjenje
në më të thellin shpirt.

Aty je ti,
fshehur pas resh
në një cep të qiellit,
që më ndjek me rreze yjesh
në një mirazh që zbeh
kthyer nga një buzëqeshje e ikur
në hone shpirti gremisur
e derdhur
ujvarë dhimbje.

 

Pas perdes

…dhe fjala mori krahë
në shtegun e hapur perdes së mendimit
shumë më larg hapësirës tonë
diku atje mes resh
ku grisen qiejt e ndizen vetëtimat
shkrepëtima në mes ndjesish
tallaze ndjenjash mbyllur heshtjes
në një lëvizje orbitale dejesh,
që flakëron
rilindje agimesh
vullkanit zjarr
ciklit egzistencial kohë
e endet në përjetësi mes nesh
shtrirë në çarçafë të bardhë heiroglifesh
gdhendur endjes, që na përcjell…
në një shtrat ndjenjash
krahet e një veli besuar shpresës
rrjedhave të ndara, jetës…

 

Ti do të vish

Me buzë të etura mbështjellur
aromë pranvere,
me të shkuarën e kujtimeve hedhur supit
dhe të ardhmen që çon shumë larg
ti do të vish në shtratin e një lumi
përplasur brigjeve të mendimeve,
që ndjenjat lagin
oqeanit
e afshet djegin
rreshqitur kurmit.

Ti do të vish
këmbëzbathur ëndrrës
avitur qiellit
lëshuar hënës,
si mister
pasqyruar ethshëm
në një gotë vere…

Ti do te vish,
si puthje ere valësh
rendur tingujve të botës time
përqafuar psherëtimash
tangosh vallëzim.

Ti do të vish dhe unë do të pres
diku në breg
shtrirë në një valë
endur pafajësisë
oqeanit mall.

 

Hëna ime…

Dua të tregoj hënën time
përthyer trajtave kozmike
e kujtimeve të mbetura larg
në sy meteorësh
fshehur pas mjegullave hije
netëve të gjata
mendimesh trazuar
përtypur dhimbjes.

Shikoj nga këndvështrimi im
zbehtësinë e dritës, si përhapet
format rrezatuar pasqyrim
mbi thinjën e bardhë të një vale
në erën e mbrëmjes pëshpërimë
heshtasi
skajesh dyzuar tek unë.

Frymën ndalin perënditë,
kur hëna zbret ngadalë
e avitet shiritash detit
gjurmëputhjesh të ndezura flakë
tretur kthjellësisë blu,
si në të fundit dashuri.

Larguar ndjesi mjegullash
grisur diellit përtej
vegimesh të verbra ndjenjash
imazh i mbetur përherë
shëmëbëlltyrë e dritës së shpirtit
në pritje
të gjurmëve mbrëmje të re
regëtimash qiellore
në kristalin gotë resh
bulëzuar në lotët shi.

Julja

 

Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s