Poezi nga Xhuljeta Kondi / Shkëputur nga vëllimi poetik “Shpërthime shpirti”

Poezi nga Xhuljeta Kondi
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Shpërthime shpirti”
 
 
S’ DO TË LEJOJ
 
Nuk dua të ftohet trupi im,
Kur shpirtin e kam ende të nxehtë,
Largohu ti sëmundje nga unë,
Se s’do t’lejoj të më rrëmbesh kaq shpejt.
Janë shumë kohë që duroj,
Dhe flas me zërin e forte, të shpresës,
Se e nesërmja nga shtrati i errësirës,
Do t’më ngrejë, e ditët që durova,
Me dhimbje në këtë shtrat,
Dallgët e shpresës do ti rrëmbej.
 
 
 
DO TË JEM ATY
 
Do të jem aty ku do të jesh ti,
Kam vonuar për ta thënë,
Në agimin e sotëm nis “Jetën”.
Kam kënduar pa më dëgjuar njeri,
Kam lotuar pa më ndjer ti,
Jetova në ankthin e pritjes,
Vallë çfarë do t’më ndodhë,
Me këtë ironinë e jetës, me këtë ironi,
Që më përçmon jetën dhe dashurin time.
Por dashuria ime ecën me këmbët e shpirtit,
Për të ardhur aty ku do të jesh ti,
Jeta dhe dashuria ime…
 
 
 
VALL A JE PENDUAR?
 
Do t’pyes ndoshta një ditë,
Me pyetjen,
Vall a je penduar?
Kur nga sytë më largohesh,
Mëndja, fytyrën dhe fjalët,
E tua më sjell.
Dhe një pasiguri,
S’më ndahet çdo herë,
Për pyetjen,
A je penduar vallë ?.
Se unë jam zhytur,
Mbas fjalëve të tua,
Në një gjendje të rrallë.
Ndjej çdo ditë,
Se pendimi yt,
Do t’mbetet një ëndër e marrë,
Dhe nuk e di,
A do të guxoj sërisht të pyes,
A je penduar vallë…?
E në desh të duroja ato fjalë,
Durova për një qëllim,
Nuk desha të mbushja shpirtin,
Me fjalë e trishtim…..
Prandaj, mos kërko të më shikosh,
Ngjyrën kanë ndryshuar sytë e mi.
Mos më kërko të më takosh,
Dora ime ka ngrirë për ty.
Mos u mundo, nuk ke vend.
Për një zemër që s’njeh pranverën, s’hyn dot,
Jeto me zemrën tënde,
Se pranverën dhe pendimin,
Asnjëherë s’do ta ndjesh.
 
 
 
SI HIJE
 
Si hije para syve të mi kalon,
Dikur, shumë vite më parë,
Një vend kishe tek unë,
Por koha dhe ditët që erdhën më pas,
E fshin çdo kujtim tëndin,
Duke ngritur një mur…
….Atëhere ëndëroja vitin e ri,
Bashkë ta prisnim e t’festonim,
Por ti, që mes gënjeshtrave jetoje,
Ngatërove dhe ditën e fundit të vitit…
Kishe hyrë në një llum mëkatesh,
Çdo gjë fisnike turpërove,
Kishe ndyrë çdo gjë të pastër,
Një dashuri e tillë pamundësohej.
“Lamtumir” buzëqeshjes i thashë,
Heshtjen e inatosur pranova,
Nostalgjinë e melankolinë…….si finale,
Bashkë me ikjen nga ty kombinova.
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s