Poezi nga Hana Xhihani

Poezi nga Hana Xhihani

 

PËRSE MALLI

Përse malli më çon në ëndrra,
Në gjurmët e plagëve të rënda ?
Përse malli rreth e qark rrotullohet,
Mos vallë ka frikë nga unë të largohet ?

Përse malli më pëshpërit në vesh,
Si mike më don, të qajë, të qesh’ ?
E pa lodhur i gjendet ditëve të mia,
Përse s’e mposht fjala, s’e mposht tradhëtia ?

Përse malli më zgjon vetminë,
Fillon të luaj me rrokje, të luaj me rimë ?
Kjo endacake e shpirtit pa harresë
Vallë, -një ditë me mua don të vdesë ?

 

KUJTOJ

Me mall kujtoj shtëpinë e vjetër,
Në ëndrrat e mia për të ndjej mall,
Kujtoj kopshtin lulëzuar nga pemët,
Kujtoj çdo gjë që tani s’e kam …

Të ëmblën familje kujtoj,
Nënë, baba, vëlla …
Kujtoj dashurinë që ata më falën,
Atë dashuri, askush s’ta fal.

Për ty kushuriri /a im i parë,
Largësia më lëndon …
Në kujtimet e mia,
Loti shumë herë pikon.

Të kujtoj ty komshija ime,
Kujtoj kur pinit kafenë e bluar,
Oh! -Ç’nostalgji e ëmbël,
Nostalgji e paharruar.

Dhe ty që luajtëm bashkë,
Dhe ty s’të kam harruar,
Në ëndrrat e mia,
Shumë herë je përqafuar.

Ty banor i qytetit,
Dhe ty të kujtoj,
Ju ruajti vargu im,
Nga larg ju përqafoj!

 

KOPSHTI POEZISË…

Tak-tak,
dëgjoj një trokitje të lehtë
befas m’u hap një imazh mrekullie,
më mori mendjen, madhështi e vërtetë
me një emër të bukur “Kopsht poezie”.

Me hap të qetë mijra përshëndetje
si vargjet e ëmbla të çdo poeti,
dashuri dua, aspak urrejtje
as një grimë ujë të kripur deti.

E lodhur, e këputur për çdo mbrëmje
supoj thjeshtë në një tas porcelani,
për bëmat e ditës flas me ëndje
edhe pse e ndarë nga një fletë xhami.

Me poezitë e miqve tutje fluturoj
si një shetitje në parkun e qytetit,
me kujdes eci, lulet mos lëndoj
të jem e qetë, kur shkoj për të fjetur.

Sa më frikësojnë klithmat e bujshme
nuk i dua ato, qofshin dhe në skenë,
trembem mos humb vlerat e dikurshme
gjithnjë dua që vetvetja të jem.

Sa shumë kujtime kjo e imja jetë
ashtu si dhe vitet, që shkojnë e vijnë,
sa e lumtur ndjehem, e lumtur vërtetë
mall i pafund për vendin tim…

 

NJË PETAL PLOT MALL

Sot, po troket sërish një ditë plot mall,
më çon tek të parat hapa në këmbë,
ndej lulet plot erë e pjalm’
ndjej aromën e të mirës NËNË.

Oh, – sa do të doja pakëz ta takoj,
t’më mëkoi ca fjalë, siç dinte ajo të mëkoi,
në kujtime si maratonomak rend, s’pushoj,
zemra më çan, malli më robëroi.

Kujtesa si fllad vjen papritur,
shpirti nga trupi don të dalë,
si petalë në kraharor qëndron ngjitur,
petalë kujtimesh, mall…

Ashtu, përmalluar qëndron gjatë,
duke shuar mall nga malli i saj;
– “Un’ do t’qëndroj përsëri larg,
Harroje mallin bijë, në mëndje mos e mbaj!”

Dhe ashtu, hutuar, qyravitur,
filloi fort të më rrahë zemra,
flladi shkëputi petalin ngjitur,
porosia nënës s’më shkulet nga mëndja!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s