Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

POEZI

Një mal metaforash
është libri i poezisë
një grackë simbolesh
ky gjallojnë
spermë politikanësh e popuj në agoni
toka shtatzëna – të vranëta, hi e plojë
lavire të virgjëra e psalme shenjtoresh
stuhi vullkanesh, fantazma, urti e Solomonit

sa profeci fsheh brenda vetes
Poezia
lufta për dinjitet

pa frymën bukurinë tënde
ndihem varr i gjallë
Poezi

 

PRANVERË LOTI

Gjuhë rëre
mbi degët gjelbëroshe
lëshon vezë!

Eva, në lindje të Edenit…

Nëse vazhdon të duash
atë çka unë kam qenë për ty
– vazhdo në heshtje, Adam!

Kënga, do zë,
Evë,
pranverë loti…

 

KJO MË

Gjuhë sythash
mbi supe pemësh
çelin.

Eva lindi në kopsht,
shtëpi e Adamit u bë!

Kopshti, në çastin hyjnor të jetës,
me zërin e pemëve, ëmblas këndon:
Oh Kjomë, kjomë, kjomë!
e gjithmonshme evë,
e Adamit ëndërrimtar !

 

AVE 14 MARS

Me aromë motesh…
buzëve t’mia çel lulevera.
Gjuhë ëmbël e me kripë,
shpirtit tim rritet.

 

BUKLORE

E para ishte Fjala
mandej Sytë e tu:
një bukuri ekscentrike!

“Ëndërrimtar i bukur,
zgjohu drejt meje…”

Erdha, buklore, erdha!
Ah, zhurmë e botës mizore…

 

MBI SION

Një me ajrin dhe zjarrin, mjellma
sa herë flet
det i pemëve sythash çel

Përtej vdekjes, mjellma është.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s